LAJMI I FUNDIT:

Leo DiCaprio shkakton ‘furtunë’ kritikash në rrjetet sociale pas thashethemeve se është në lidhje me 19-vjeçaren izraelite Eden Polani

Leo DiCaprio shkakton ‘furtunë’ kritikash në rrjetet sociale pas thashethemeve se është në lidhje me 19-vjeçaren izraelite Eden Polani

Leonardo DiCaprio është i njohur tashmë për dëshirën e tij për t’u lidhur me femra shumë më të reja në moshë.

Ai së fundmi u përfol se kishte nisur një lidhje të re me modelen francezo-izraelite, 19 vjeçare, megjithëse burimet pranë tyre nuk e konfirmuan një gjë të tillë.


Sido që të jetë, bukuroshja e quajtur Eden Polani u pa duke mbërritur e vetme në New York të martën, shkruan DailyMail.

Ajo ishte fotografuar e ulur përkrah yllit të “Titanic”, 48 vjeçar, në një festë, duke shkaktuar një stuhi të madhe reagimesh në Twitter për shkak të diferencës së tyre 29-vjeçare në moshë.

Eden u pa e veshur me shumë stil teksa mori valixhet e saj në Aeroportin “JFK”.

Të martën, burime pranë Leos reaguan ndaj pretendimeve se dyshja po takoheshin pasi u panë pranë njëri-tjetrit në një festë, megjithëse ata nuk komentuan nëse kishte pasur ndonjëherë ndonjë lidhje romantike mes tyre.

Ata thanë: “Ata u ulën pranë njëri-tjetrit në një festë për të dëgjuar muzikë. Kishte një numër të madh njerëzish në atë ngjarje”.

Këto thashetheme vijnë në vazhdën e polemikave të vazhdueshme rreth zakoneve të të Leonardos; ylli i filmit “Titanic” thuhet se takohet vetëm me femra që janë nën moshën 25 vjeçare dhe madje u nda nga e dashura e tij e fundit serioze, Camila Morrone, disa javë pasi ajo e arriti këtë moshë.

Lajmi se fituesi i çmimit “Oscar” mund të jetë përfshirë me dikë e cila është më pak se gjysma e moshës së tij shkaktoi zemërim në rrjetet sociale pasi ai u fotografua me Eden në festën e këngëtares së lindur në Detroit, Ebony Riley.

Megjithatë, në dukje mungonte në event, e dashura aktuale e Leos, Victoria Lamas, e cila në moshën 23-vjeçare është pothuajse 25 vjet më e vogël se aktori.

Ndërsa burime pranë Leos kanë mohuar se ka ndonjë romancë afatgjatë mes tij dhe Edenit, modelja duket se është shumë e vetëdijshme për vëmendjen e re që po merr.

Të martën në mëngjes, ajo publikoi në InstaStory një fotografi të New Yorkut pas mbërritjes në qytet, duke shkruar: “Ka kohë që nuk e shoh”.

Megjithatë, pak më shumë se një orë pasi u publikua fotografia – mes zemërimit të furishëm që shpërtheu në rrjetet sociale për të ashtuquajturën romancë të tyre – Eden e kishte hequr në mënyrë misterioze foton.

Eden ka lindur në Paris nga një nënë franceze dhe një baba izraelit dhe ka kontratë me disa agjenci të famshme modelingu, përfshirë “IT Models”, e cila fokusohet në modën e butikut dhe “Kult Models” në Gjermani, ndër të tjera.

Bukuroshja e re u inkurajua të merrej me modeling për disa vite, por kurrë nuk e mori seriozisht derisa u zbulua nga “ITM Models”, sipas Glamour Bulgaria, ku ishte modele e kopertinës.

Megjithë portofolin gjithnjë në rritje të modeles, fansat e DiCaprios vunë re shpejt moshën e saj të re dhe Twitteri është bërë “i egër” me komentet e fansave se arsimi i saj i shkollës së mesme u ndërpre nga pandemia COVID-19.

Për më tepër, ajo nuk kishte lindur as kur “Titanic” u publikua në vitin 1997 – më shumë se 25 vjet më parë.

Një person vërejti: “Kate Winslet ishte 22 vjeçe kur u nominua për një ‘Oscar’ për ‘Titanic’. E cila është tri vjet më e madhe se e dashura aktuale e Leonardo DiCaprios’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori