LAJMI I FUNDIT:

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve: Këto janë përfitimet e tjera shëndetësore

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve: Këto janë përfitimet e tjera shëndetësore

Lëngu i kumbullave është një ndër pijet që funksionin më së miri si ilaç natyral kundër konstipacionit, por kjo nuk është gjithçka për të cilën mbahet lëngu i kumbullave

Përfitimet e kësaj pije përfshijnë gjithashtu aftësinë për të parandaluar sëmundjet e zemrës, forcimin e kockave, mbrojtjen e mëlçisë dhe zvogëlimin e stresit oksidues në trup.

Më poshtë do të gjeni 6 përfitime të tjera shëndetësore

1. Lehtëson kapsllëkun

Lëngu i këtij fruti funksionon si një qetësues i traktit intestinal. Të ngrënët ushqime me fibra e ujë ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut tek të rriturit. Pirja e lëngut të kumbullës mund të ndihmojë në rritjen e baktereve të shëndetshme në sistemin e tretjes dhe lëvizjen e rregullt të zorrëve.

2. Mund të ndihmojë parandalimin e kancerit të zorrëve

Sipas një studimi të botuar në Journal of Nutritional Science and Vitaminology përfitimet e lëngut të kumbullës mund të përfshijnë aftësinë për të ndaluar rritjen e qelizave të këqija në zorrën e trashë.

3. Parandalon sëmundjen e zemrës

Falë antioksidantëve të fuqishëm që përmban, lëngu i kumbullës së zezë ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e përparimit të shumë sëmundjeve, përfshirë sëmundjen koronare të zemrës. Një studim i vitit 2009 zbuloi se shtimi i kumbullave në dietën tuaj mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së arteriosklerozës. Përbërjet fenolike ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL (të keq) dhe pastrimin e arterieve.

4. Zvogëlon stresin oksidativ

Antioksidantët e fuqishëm e pranishëm në lëngun e kumbullave ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lirë, këshillon Living. Falë karotenoideve lutein dhe zeaxanthin., kumbullat gjithashtu janë një frut shumë i mirë për shëndetin e syve dhe mbrojnë shikimin nga degjenerimi makular.

5. Mbron kundër sëmundjeve të mëlçisë

Studimet sugjerojnë që pirja e lëngut të kumbullës në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në procesin e detoksit të trupit dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë. Antioksidantët mund të ndihmojnë në luftimin e dëmtimit oksidativ që mund të shkaktojë probleme të një nga organet më të rëndësishme të trupit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori