LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Walcott

Lëndohet Walcott

Theo Walcott duket se po humb shpresat për një vend në Euro 2016.

Futbollisti i Arsenalit ka pësuar edhe një lëndim dhe në këtë formë ka humbur mundësinë që të paraqitet sot në miqësoren me Holandën.


Shtoi edhe faktin që anësori nuk po kalon aspak formë të mirë në skuadrën e Gunners dhe po rrezikon seriozisht të merr ftesën e trajneri të Anglisë, Roy Hodgson.

Në anën tjetër paraqitje të mira po shfaq Harry Kane dhe Jamie Vardy, të cilët priten që të jenë ndër shtyllat kryesore të sulmit të kombëtares angleze.