LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen katër persona në një aksident në Manastir

Lëndohen katër persona në një aksident në Manastir
Foto: Arkiv

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Manastir-Dragosh, në afërsi të fshatit Porodin.

Aksidenti ka ndodhur në orën 17:25 në mes makinës “Ford Eskord” me targa të Manastirit e drejtuar nga R.K (27) dhe makinës “Mercedes” poashtu me targa të Manastirit, e drejtuar nga Sh.S (44).


Në aksident lëndime më të rënda kanë marrë shoferi R.K dhe bashkudhëtari Z.P (45), ndërsa më lehtë janë lënduar SH.S dhe bashkudhëtari i tij B.S (44). Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit.

Hetime në vendin e aksidentin ka kryer ekipi i SPB Manastir./Telegrafi/