LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen dy fëmijë në aksidente komunikacioni në Tetovë

Lëndohen dy fëmijë në aksidente komunikacioni në Tetovë

SPB në Tetovë njofton se mbrëmë në dy aksidente komunikacioni në Tetovë, janë lënduar dy këmbësorë minorenë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të SPB-së në Tetovë aksidenti i parë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, ku një makina e tipit “Golf” e drejtuar nga I.S (29) ka goditur një foshnjë dyvjeçare.
E njejta makinë e cila e ka goditur e ka marrë foshnjën dhe e ka dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku i është dhënë ndihma e parë dhe e kanë liruar për kurim shtëpiak.


Aksidenti i dytë është regjistruar në mëngjes në orën 7:20 në rrugën “151” në Tetovë. Makina “Renault Megan” e drejtuar nga R.B (67) e ka goditur një vajzë 13 vjeçare nga Tetova, e cila ka kaluar me lëndime të lehta dhe është ndaluar në Spitalin Klinik në Tetovë për kurim të mëtejshëm.

Për shkak të numrit të shtuar të aksidenteve në komunikacion në rajonin e Pollogut në periudhën e fundit, sot në Tetovë dhe Gostivar policia inspektoi sjelljet e vozitësve në këtë rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori