LAJMI I FUNDIT:

Lëndimet në det janë posaçërisht të rrezikshme: Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon meduza apo shkelni iriqin?

Lëndimet në det janë posaçërisht të rrezikshme: Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon meduza apo shkelni iriqin?

Në raste të caktuara është i domosdoshëm intervenimi i mjekut

Pothuajse askujt nuk i shkon në mendje se në pushime do t’i ndodhte ndonjë lëndim, siç janë thumbimi i iriqit apo pickimi i meduzës.


Edhe pse shumica e lëndimeve të këtilla kalon pa probleme, patjetër duhet të dini si të reagoni në situata të tilla në mënyrë që të shmangni problemet më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon meduza?

Është e nevojshme që vendin e pickimit ta shpëlani me ujë të njelmët dhe t’i eliminoni qimet nëse ju kanë ngelur në lëkurë.

Eliminimi i qimeve bëhet më së miri me pincë, mirëpo nëse nuk jeni të shkathtë me pincën, më së miri është të kërkoni ndihmën e mjekut.

Nuk këshillohet të fërkoni zonën e kafshuar, sepse kjo do të sjellë vetëm një kundër-efekt. Mund të aplikoni një krem anti-inflamator në vendin e pickimit, i cili do të ketë një efekt qetësues në lëkurë dhe do të zvogëlojë dhimbjen.

Nëse keni kuba akulli në dorë, mbështillini me një leckë ose peshqir dhe vendosini në djegie për 15 minuta për të shmangur ënjtjen. Kompresat e ftohta rekomandohen gjatë ditës së parë, ndërsa është e nevojshme të mbroni zonën nga dielli.

Simptomat zakonisht zhduken pas disa orësh, megjithatë, reaksionet alergjike janë gjithmonë të mundshme, ndaj bëni kujdes. Nëse mendoni se simptomat tuaja po përkeqësohen, sigurohuni që të kërkoni ndihmën e një mjeku.

Çfarë të bëni nëse shkelni iriqin?

Thumbimi i iriqit të detit mund të ndodhë nëse laheni zbathur në det. Nëse keni informacione apo tashmë e dini që në plazhin në të cilin laheni ka iriqë, zgjidhja më e mirë është të mbathni sandale plastike të notit.

Në rast se shkelni iriqin, është mirë të dini si të reagoni. Në vendin e thumbimit më parë do të shfaqet dhembja. Gjembat, të cilat më së shpeshti ngelin në shputën e thumbuar, më së miri është t’i heqë mjeku.

Ato janë shumë të buta dhe të brishta, kështu që nxjerrja jo e duhur mund të bëjë që ato të mbeten të thyera në këmbë. Në këtë rast, do të nevojitet ndihma kirurgjikale.

Pas heqjes së shtyllave, mjeku duhet të lajë vendin e shpimit dhe të rekomandojë aplikimin e një kremi ose antibiotikëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori