Futja e lëndës “Edukimi Medial” po shihet e nevojshme nga njohësit e arsimit, kjo gjë akoma nuk ka ndodhur edhe  pse është premtuar në vitin e kaluar.

Nxënësit e shkollave kosovare nuk kanë lëndë rreth edukimit medial në shkollimin e tyre parauniversitarë

E ligjeruesi, Dren Gërguri futjen e edukimit medial si lëndë po e sheh të nevojshme ngase sipas tij ka një boshllëk të madh to njohurive për përmbajtjet mediale në shoqërinë tonë

“Ekspozimi ndaj përmbajtjeve mediale është në shkallë enorme, ndërkohë kemi boshllëk të madh të njohurive në shoqërinë tonë e sidomos te të rinjtë për përmbajtet mediale ndaj të cilave duhet mbajtur gjykim kritik. Mungesa e edukimit medial bën që shoqëria të mos ketë njohuri për keq funksionet e mundshme të medias, prandaj është e nevojshme që të kemi edukimin medial e sidomos në ciklet e ulëta”, tha për RTV Dukagjinin Dren Gërguri nga  Instituti EduMedia.

Ndërsa njohësi i çështjeve të arsimit Rinor Qehaja, tha se duhet të ketë ngritje të kapacitetëve të mësimdhënësve për ta ligjeruar këtë lëndë.

“Edukimi medial është i domosdoshëm dhe një gjë e tillë duhet të konsiderohet për t’u futur në arsimin para universitar. Mirëpo diçka e tillë duhet të jetë në përputhje me kurrikulën dhe duhet një përgatitje e mësimdhënësve për ligjërim të kësaj lënde”, deklaroi Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, në vitin 2018, nga Ministria e Arsimit është premtuar futja e Edukimit Medial në shkolla por kjo gjë akoma nuk ka ndodhur./RTV Dukagjini/Telegrafi/