LAJMI I FUNDIT:

Lëkurë më të re në çdo moshë

Lëkurë më të re në çdo moshë

Të plakurit në mënyrë të këndshme nuk është një art i humbur, por është vetëm i harruar. Shumica e profesionalistëve në këtë fushë japin këshilla të arsyeshme: mbroni lëkurën, përdorni produktet adekuate për tipin e lëkurës suaj, dhe vazhdoni jetën.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Për të gjithë ata që mendojnë se skalperi apo gjilpëra janë të vetmet mënyra për të mbetur të “rinj”, ja një statistikë: rreth 80 % e plakjes shkaktohet nga faktorët e ambientit, gjërat të cilat mund t’i kontrolloni.


Dymbëdhjetë mënyrat për ta ngadalësuar plakjen

• Përdorni krem kundër diellit çdo ditë. Mesiguri keni dëgjuar më parë: ekspozimi në diell është faktori nr.1 për plakje të parakohshme. Rrezet ultraviolete nga dielli degradojnë kolagjenin dhe elastinin, substanca që mbajnë lëkurën e butë dhe të njëtrajtshme.

• Aplikoni krem kundër diellit mjaftueshëm. Një shtresë shumë e hollë e faktorit (SPF) 15 është e barabartë me SPF 7. Përdorni afërsisht një lugë çaji për ta mbuluar fytyrën.

• Mos i harroni këmbët. Shumë raste të melanomës malinje gjendën më tepër nëpër këmbë.

• Mos i besoni shumë grimit (make-up) me faktor SPF. Gjasat janë që nuk do të përdorni mjaftueshëm për ta mbrojtur fytyrën.

• Zgjidhni syze të diellit me mbrojtje UV. Syzet e mira e parandalojnë kataraktin (perden e syve), dhe degradimin e kolagjenit rreth syve që mund të shkaktoj plasaritje të shumta.

• Shmanguni vendeve me tym. Nëse pini duhan, lëreni. Ata që nuk e pinë duhet ta dinë që ekspozimi kronik në ambiente të tilla dëmton lëkurën. Tymi, sikurse dielli, e bombardon lëkurën me radikale të lira që e zbehin lëkurën, pakësojnë kolagjenin dhe ngadalësojnë vetitë shëruese. Për t’i luftuar këto, përdorni produkte që përmbajnë antioksidante, të cilat neutralizojnë radikalet e lira. Më të preferuarat janë Vitamina C, E, dhe çaji i gjelbër.

• Ndaloni së ngacmuari lëkurën! Është vështirë t’i rezistohet një akne të sapodalur, mirëpo shenja të cilën do e lë është arsyeja më e mirë për mos ta ngacmuar. Me plakje, shenjat do të duken sikur rrudha. Nëse shenja gjendet afër rrudhës, ajo do të thellohet.

• Bëhuni të vetëdijshëm për lëvizjet e përsëritshme. Kur buzëqeshni, kur i rrudhni vetullat dhe kur bisedoni, fytyra juaj bën mijëra lëvizje në ditë. Do të ishte joreale sikur të ndalonit të shprehni emocion, mirëpo disa zakone mund të frenohen. Kur vazhdimisht pini me anë të tubit, përtypni çamçakëz, apo pini duhan ju e thyeni kolagjenin rreth gojës, dhe rrudhat do të vijnë më parë.

• Pastroni fytyrën me acide alfa-hidroksi (AHA). Ato ju ndihmojnë për largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura për ta zbuluar shtresën e freskët. Acided alfa-hidroksi i pastrojnë poret dhe bën që lëkura juaj të duket më e lëmuar.

• Përdorni një krem kundër rrudhave (anti-aging) natën. Një krem i efektshëm preferohet të ketë retinoide, shembull: derivativë të vitaminës A. Retinoided e stimulojnë lëkurën për ta ripërtëritur vetveten, duke i zbutur vijat e holla dhe duke i riparuar dëmet nga dielli. Në fillim mund të jenë pezmatuese, pra aplikoni më pak.

• Përdorni çdo javë tretman për pastrimin/zhveshjen e lëkurës. Tretmanet më profesionale kundër plakjes zhveshin lëkurën për ta pastruar pigmentimin e pabarabartë dhe për ta stimuluar rritjen e kolagjenit.

• Mos i harroni pjesët tjera të trupit. Çfarëdo që bëni për fytyrë, duhet ta bëni edhe për qafë, gjoks dhe duar. Këto janë vendet e para që tregojnë plakjen. Më së paku që mund të bëni është ta hidratoni lëkurën. Një lëkurë e hidratuar duhet e shëndoshë dhe e butë. /Telegrafi/