LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Pagesa prej 53 milionë euro ndaj Bechtel & Enka do të përfundoj më 1 qershor

Lekaj: Pagesa prej 53 milionë euro ndaj Bechtel & Enka do të përfundoj më 1 qershor

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku ka larguar edhe njëherë nga vetja përgjegjësinë për 53 milionë eurot e dhëna për “Bektel & Enka”-në.

Sa i përket infrastrukturës, Lekaj, tha se Kosova është lider në rajon.


Ndërsa, deputetja Hykmete Bajrami, pati pyetje për pagesën prej 53 milionë euro për vonesat e operatorit ekonomik. Ajo tha se duhet të vendoset një standard për ndërtimin e autostradave.

“Pse nuk është dënuar kompania kur është vonuar. Unë e di, ju jeni ministër i infrastrukturës, mirëpo neve na duhet një arsyeshmëri për ndërtimin e autostradave dhe mundësisë së qyteteve që të lidhen me të kur janë vetëm disa km larg”, tha ajo.

Ministri Lekaj tha se është saktësuar që të përfundohen të gjitha pagesat më 1 qershor të vitit 2019.

“Ne kemi dhënë një sqarim. Kur jemi te pagesa 53 milionë, kur të përfundojë projekti unë mund të them, 10 përqindëshi i kontratës nuk është kryer”, tha Lekaj.

E, këtu Bajrami pyeti se pse është dashur t’i jepen 53 milionë euro “Bectel & Enka”-së, kur edhe kjo kompani ka mundur të presë.

Deputeti Liburn Aliu, tha se si mund të lidhet Besia me Merdare, kur Serbia nuk e lidhë Nishin me Merdare.

“Kjo është në interes të Serbisë. Kur ne jemi duke ndërtuar rrugën Prishtinë-Besianë me katër korsi. Unë nuk jam duke e kuptuar pse me ndërtuar autostradën për Merdare kur e kemi taksën ndaj Serbisë. Po e shohim se jemi para kolapsit si shtet, jemi t’u kolapsu”, tha ai.

Kurse deputeti Veton Berisha kërkoi sqarime për rrugën Zahaq-Pejë. /KP/Telegrafi/