LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Javën e ardhshme fillojnë punimet në rrugën Prishtinë- Podujevë, si dhe në hyrje të Prishtinës

Lekaj: Javën e ardhshme fillojnë punimet në rrugën Prishtinë- Podujevë, si dhe në hyrje të Prishtinës

Javën e ardhshme do të rifillojnë punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, kështu tha në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Po ashtu ai foli edhe për ndërprerjen e punimeve në rrugën në hyrje të Prishtinës kah Veterniku, ku tha se ka pasur gabime tek projekti si dhe implementuesi i saj.


“Javën e ardhshme do të rifillojnë punimet e rrugës Prishtinë-Podujevë. Sa i përket Veternikut, është formuar një komision. Gabimet kanë qenë edhe tek implementuesi edhe te projekti. Javën e ardhshme do të bëhen të gjitha rregullimet për tu filluar punimet”, ka thënë Lekaj.

Shpenzimet e dëmeve sipas ministrit Lekaj do t’i heq kompania. /Telegrafi/