Sot, me ftesë të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ambasadorët e vendeve të BE-së, anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, të kryesuar nga ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci, vizituan punimet në rrugën Deçan-kufiri me Malin e Zi, ku u njoftuan nga afër se punimet janë duke u kryer jashtë Zonës së Mbrojtur dhe se po respektohen ligjet e vendit për zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, duke i ofruar zonës një perspektivë më të mirë zhvillimore dhe qarkullim të lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Ministri Lekaj, ka ripohuar sërish se Ministria e Infrastrukturës dhe ai si ministër i saj, mbeten të përkushtuar që të respektojnë zbatimin e ligjit dhe të punojnë konform ligjeve të vendit, në të mirë të qytetarëve dhe komuniteteve në tërë vendin.
Lekaj po ashtu tha se Manastiri i Deçanit nuk cenohet nga ky projekt infrastrukturor dhe se sikurse në të kaluarën që është mbrojtur nga banorët e kësaj ane edhe tash e tutje do të mbrohet e respektohet, duke ripohuar qëndrimin e tij se asnjë veprim brenda zonës nuk do të bëhet pa miratimin e Këshillit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe të Manastirit, kurse sa u përket punimeve jashtë Zonës së Mbrojtur, Lekaj pohoi se është përgjegjësi dhe kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe se nuk kanë nevojë për leje nga askush, përcjell Telegrafi.
Lekaj tha se ky projekt nuk ka asnjë qëllim tjetër pos lehtësimit të qarkullimit rrugor dhe ofrimit të një infrastrukture rrugore për bizneset, mallrat dhe qytetarët e kësaj zone të pasur me bukuri dhe perspektivë për zhvillim të turizmit.
Ministri Lekaj, i sqaroi edhe ambasadorët, por edhe opinionin publik, se Qeveria Haradinaj dhe ai si ministër i kësaj qeverie, do të punojnë me përkushtim që jeta e qytetarëve të kësaj zone dhe perspektiva e turizmit të kësaj ane të përmirësohet me infrastrukturë, e cila pos tjerash sjellë edhe zhvillim më të madh ekonomik dhe qarkullim të lirë dhe të shpejtë për mallrat dhe qytetarët e vendit tonë, e sidomos për banorët e kësaj pjese të vendit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre