LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Më 29 maj përurohet autostrada 67 kilometrëshe Prishtinë – Hani i Elezit

Lekaj: Më 29 maj përurohet autostrada 67 kilometrëshe Prishtinë – Hani i Elezit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se më 29 maj, do të bëhet përurimi i Autostradës Prishtinë -Hani i Elezit.

Lekaj tha se ky është një projekt gjigant që po i dhurohet qytetarëve të Kosovës.


Sipas tij, ky është një projekt që ndikon në zhvillimin  e dukshëm ekonomik të vendit.

“Autostrada do të përurohet më 29 maj të këtij viti. Mendoj që është një projekt gjigant i cili po i dhurohet qytetarëve të Kosovës. Mendoj që kjo është diçka që duhet t’i gëzohet çdo qytetari i Kosovës. Është një projekt që ndikon në zhvillimin e dukshëm ekonomik. Autostrada është 67 km dhe punimet kanë filluar prej vitit 2014. Punimet janë stërzgjatur për tri vite, ne i kemi përfunduar për 1 vit efektiv, diku 70-80 për qind të punimeve”, ka thënë Lekaj.

Ndryshe, Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, ishte planifikuar të përfundoj më 31 dhjetor 2018, por konsorciumi Bechtel – Enka nuk kishte arritur që t’i përfundojë me kohë punimet. /Telegrafi/