Leicester City – Man City, formacionet zyrtare

Leicester City dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Qytetarët janë mysafir të Dhelprave në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në stadiumin King Power nga ora 18:30.
Ekipi i Pep Guardiolas vjen pas një forme të luhatshme në kampionat, por synon fitoren e radhës sidomos pas dënimit të shqiptuar nga UEFA.
Në anën tjetër, vendasit e Brendan Rodgers duan rezultat pozitiv për të mbetur larg konkurrentëve për një vend në Ligën e Kampionëve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Leicester: Schmeichel; Pereira, Suyuncu, Evans, Fusch, Chilwell; Praet, Tielemans, Maddison; Iheanacho, Vardy. Man City: Ederson, Walker, Laporte, Fernandinho (C), Mendy, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, De Bruyne, Bernardo, Aguero/Telegrafi/





















































