Ndryshimin nuk na e sollën. Erdhi vet, herët, me autobus të pesëve, nëpër mjegullën e vjeshtës së parë. Të gjithë në politikë dhe në shoqëri ia kanë thirrur emrin. Lemza askënd nuk e ka mbërthyer më tepër se Ndryshimin, këto ditë. As këtë muaj. Këto vite, po ashtu. Por, ndryshimi nuk vinte. Vinin të njëjtit të veshur ndryshe, me rroba të huaja.
Të gjithë ishin të pakënaqur, por ndryshimi nuk po vinte. E kërkuam në qeverisje, nëpër sheshe, nëpër zyra ndërkombëtare, e kërkuam madje edhe te armiqtë tanë të deridjeshëm, edhe te ata historik, por nuk erdhi. Molla e pjekur bie vet, me një lehtësi të padurueshme për këdo që është zgjatur e munduar aq shumë për ta mbërri nëpër degët e larta, apo vetëm ka lakmuar duke kaluar pranë, pa besuar se e arrin dot, pa guxuar as të shprehë dëshirën. Pastaj kur molla pikë para këmbëve tua, e kupton se qenka pjekur
E thirrën Ndryshimin edhe ata që ishin në pushtet dhe nuk dinin çfarë të bënin me të – me pushtetin. E kishin shtrydhur krejt dhe i lusnin të tjerët me e marrë, me e nda bashkë me ta. E thirrën edhe ata që ishin në opozitë dhe nuk dinin çfarë të bënin që Ndryshimi të vinte. I kishin provuar të gjitha, gati. E kishin provuar edhe gjakun në fytyrë, sharjen globale, të gjitha mediat kishin gërmuar nëpër rrobat e tyre të brendshme, në dhomën e bukës, të gjumit, pa iu lënë askund privatësi.
Migjeni, poeti e jo ky kandidati për deputet, dikur përfliste “grushtin e fortë” dhe “malin që nuk bëzan” të cilin ai e kishte rrahur aq shumë me grushte, por nuk lëvizte se nuk lëvizte.
E rrahën me grusht, e i rrahën shpesh shokët e deridjeshëm të luftës, apo të barrikadave kundër pushtuesit njëqindvjeçar, i cili aq shumë është akomoduar këndej sa për një pjesë, sa dukej ende më i pranueshëm se Ndryshimi të cilin po e kërkonte shumica.
Nejse, tash po e dimë: Ndryshimi ka ardhur. Askush nuk po e di çka do të bëhet me ne, por të gjithë e kishim të qartë se ashtu nuk shkonte tutje. Të hënën edhe qytetarët të cilët çdo mëngjes rrëmojnë nëpër kontejner, edhe punonjësit e Higjieno-teknikës, edhe policët në rrugë të cilët po shpërndanin me zell tiketa dhe po e çrregullonin komunikacionin si zakonisht, edhe një kombi-bus në xhamin e prapmë të cilit shkruante “Edhe unë ty”, edhe… të gjithë e kishin marrë një nur, nurin e ndryshimit, edhe pse po bënin gjërat e njëjta të cilat i kishin bërë edhe dje, edhe pardje edhe… përditë.
Nuk po e dalloja Ndryshimin mes tyre; nuk kishte daulle në krah, as nuk paska ardhur me sevda, as me zhurmë, po mendoja derisa po rrëshqisja rrugëve të kryeqytetit i cili po zgjohej me përtesën e njohur dhe të zhurmshme ballkanike.
E kush do të hedh lotsjellës në Parlament, mendova? Kush do të përdorë krejt taktikat e luftës guerile, në kryeqytet? Kush do të thotë nuk është ashtu, as ashtu, nuk është bre?
Një deputet tashmë i opozitës, ka premtuar qysh tash se do të ia nxijë jetën qeveritarëve të rinj. Disa që rrihnin nëpër studio dhe nëpër prapaskenat e tjera të krimit, do të kalojnë në luftë guerile nëse vazhdojnë të kenë sponsorë të njëjtë, sepse qytetarët nuk i pranuan si pjesë të ndryshimit.
“U nda në dy pjesë”, thotë barsoleta më e re. “Njëra vdiq e tjetra fitoi”, apo ndryshoi, duke e ndryshuar krejt shoqërinë dhe shtetin. Ndryshimi po na përfshin në një pasiguri të përballueshme, të pashoqëruar me kërcënime, hakmarrje, e asgjë me çka po na frikësonin mediat, të cilat krizën e kanë bukë dhe prodhimin e armiqve e kanë biznes. Ideale është kur armiqtë rrihen në arenën tënde, dhe fiton mijëra pëlqime virtuale. Ti je njëshi, nëse ke më së shumti pëlqime. Veç mos të na detyrojnë të bëjmë gjimnastikë në mëngjes.
Ideologjia, nëpër libra, edhe gazeta, se asokohe nuk kishte portale e as rrjete sociale, na thoshte se Skënderbeu nuk e solli lirinë. Disa thonë se ai e kishte gabim, se nuk duhej të ikte nga fusha e betejës me treqind luftëtarët e tij besnikë dhe të prodhonte pasoja të dëmshme – pas 600 vjetëve.
Të gjithë vendorë dhe të huaj po na bindnin se është gabim të jesh ai që je, se duhet ndërruar ngjyrat për t’u përshtatur me rrethin; duhet ndërruar identitet për të qenë i pranueshëm për pakicat. Pak a shumë i provuam të gjitha, përpos të jemi vetvetja. Vetveten e kishim fshehur; në përpjekje për të ndryshuar gjendjen tonë, e kishim mohuar vetveten.
“Nëse do ndryshim, fillo nga njeriu që të sheh nga pasqyra, përballë”, tha dikush me një urti, të kuptueshme për të gjithë. Por, edhe duhej besuar.
“O ju që besuat….”, u përdor edhe në fushatë, fraza profetike për të rikthyer besimin në vete. Lirinë e gjeta midis jush, patë thënë Gjergji dikur. Po ku dinte të thurte kësi statuse, Gjergji, thumbojnë sot rrjetet sociale. Rrjedhimisht, Ndryshimin vërtetë nuk na e sollën ata që thurin bukur statuse. Ishim ne vet, ne që nuk i besuam anketat e porositura e të paguara, virtuale, as ato televizive.
Edhe molla në krye të degës është pjekë me ra. Qy pjekë, është kalbur thuaj! Duke e parë atë, e kuptuam se çfarë nuk duam. Tjerat erdhën vet. Me autobusin e pesëve, në një mëngjes me mjegull dhe u përhap mes nesh, Ndryshimi!
Ne nuk bëmë asgjë, vetëm votuam! Ndryshimi paska qenë mes nesh, vetëm duhej besuar dhe guxuar!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre