LAJMI I FUNDIT:

Legjenda italiane mund ta zëvendësojë De Biasin te Shqipëria

Legjenda italiane mund ta zëvendësojë De Biasin te Shqipëria

Ecuria e kuqezinjve ka bërë që trajneri i Kombëtares të jetë në listën e shumë Kombëtareve të tjera si alternativë për të ardhmen që ata projektojnë. Kjo ka bërë që në Federatën Shqiptare të Futbollit të fillojnë të lëvizin gjërat.

Megjithëse në institucionin e futbollit në vend nuk bëhet me dije asnjë tratativë konkrete, madje mohohet kategorikisht një tentativë për të ideuar zëvendësuesin e Xhani De Biazit, media të ndryshme kanë zbuluar që ka një lëvizje dhe tentativë për të gjetur një trajner “post De Biazi”. Emri nuk është aspak i panjohur, përkundrazi është një nga figurat më të pëlqyera të sportdashësve të futbollit. Bëhet fjalë për Xhenaro Gatuzon.


Prej ditësh, Rumania dhe Anglia janë dy pistat e shtuara së fundmi si alternativa për të ardhmen e Xhani De Biazit. Për secilën prej tyre, trajneri aktual i kuqezinjve e ka pranuar me dashamirësi të madhe që në të ardhmen të ishte në stolin e ndonjërës prej tyre, duke thurur lavde për grupin e lojtarëve që kanë në përbërje dhe folur për lehtësinë dhe mundësinë që ka secila prej tyre për kualifikim në Botërorin “Rusi 2018”.

Ndryshe ka thënë për Shqipërinë, që realisht e pret një grup më shumë se i vështirë, me Italinë dhe Spanjën në kualifikuese. Megjithatë, sipas “fusballinfos.ch”, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit po punojnë në prapaskenë për një zëvendësues të trajnerit aktual të Kombëtares në rast se ai do të vendosë të largohet. Bëhet fjalë për trajnerin e Pizas, ish-lojtarin e Milanit, Xhenaro Gatuzo.

Trajneri 38-vjeçar siguroi ngjitjen e kësaj skuadre në Serinë B italiane pas një sezoni fantastik duke bërë që të nisë pozitivisht një karrierë të re, atë të drejtimit të skuadrave.

Gattuso

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori