LAJMI I FUNDIT:

Legjenda franceze shpjegon se si dhe kur duhet që Barcelona ta zëvendësojë Lewandowskin

Legjenda franceze shpjegon se si dhe kur duhet që Barcelona ta zëvendësojë Lewandowskin

Barcelona padyshim e ka gjetur veten në një situatë të ndërlikuar me sulmuesin Robert Lewandowski.

Në njërën anë, sulmuesi polak po performon përtej pritshmërive në moshën e tij dhe po e dëshmon se pse u paguan 45 milionë euro për transferimin e tij nga Bayern Munich.

Mirëpo duke marrë parasysh moshën e tij rriten gjasat që në vazhdim vlera e tij në treg të bie dukshëm dhe drejtuesit e klubit të mbeten pa një plan pasi ai të largohet, pensionohet apo të mos shënojë golat që priten nga ai.


Në një intervistë që dha, legjenda franceze Emmanuel Petit ka dhënë mendimin e tij se si duhet ta menaxhojë Barcelona situatën e Lewandowskit.

“Mendoj se kur e arrini atë lloj moshe, ju duhet të shkoni sezon pas sezoni. Unë mendoj se ata duhet të bisedojnë me Lewandowskin dhe të shohin se si po ndihet ai në fund të sezonit”.

Barcelona e gjen në Ligën Premier zëvendësuesin ideal të Lewandowskit
Lexo po ashtu Barcelona e gjen në Ligën Premier zëvendësuesin ideal të Lewandowskit

“Ndoshta ai do të thotë se ndihet pak i lodhur apo se po bëhet gjithmonë e më e vështirë që të rifreskojë mendjen dhe trupin çdo tri ditë”.

“Ai po luan çdo tri ditë dhe nëse nuk është profesionist, mund të biesh menjëherë nga forma, kështu që kjo do të thotë se ai po sillet si një profesionist”.

“Në këtë lloj moshe, veçanërisht nëse jeni në fushë jo si një portier, ju duhet ta dëgjoni trupin tuaj, unë mendoj se Lewandowski për momentin nuk po shfaq ndonjë dobësi në trupin e tij, por në moshën e tij kjo mund të vijë shpejt”, ka thënë Petit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

La Liga
Real Madridi dridhet nga ajo që po vjen: Epoka e Lamine Yamal

Real Madridi dridhet nga ajo që po vjen: Epoka e Lamine Yamal

La Liga
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë

Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë

La Liga
E pësuan keq ndaj Barcelonës në finale, Real Madridi merr vendimin për Ancelottin

E pësuan keq ndaj Barcelonës në finale, Real Madridi merr vendimin për Ancelottin

La Liga
Sa para fitoi Barcelona pasi mposhti Real Madridin në Arabinë Saudite

Sa para fitoi Barcelona pasi mposhti Real Madridin në Arabinë Saudite

La Liga
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet

Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet

La Liga
Kalo në kategori