LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Liverpoolit, Dietmar Hamann: Skuadra është e shpërbërë, Jurgen Klopp duhet të largohet dhe klubi të blejë shumë lojtarë

Legjenda e Liverpoolit, Dietmar Hamann: Skuadra është e shpërbërë, Jurgen Klopp duhet të largohet dhe klubi të blejë shumë lojtarë

Dietmar Hamann, i cili ka zhvilluar 283 ndeshje për Liverpoolin nga viti 1999 deri në 2006, komentoi situatën aktuale në klubin e njohur anglez.

Reklama

Liverpooli u eliminua në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas dy humbjeve ndaj Real Madridit, ndërsa në Ligën Premier është në vendin e gjashtë, që është shumë larg arritjeve të sezoneve të mëparshme.

Hamann beson se trajneri Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpooli, klubi ku iu bashkua në vitin 2015 dhe me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

“Ata vendosën shiritin lart pas zhgënjimit të vitit të kaluar, kur patën shansin për të fituar katër trofe”.

“Ata i humbën dy trofetë më të mëdhenj në momentet e fundit. E dija se do të kishin një sezon të vështirë psikologjikisht, por nuk e mendoja se do të shpërbëhej kështu”.

“Më duket se (Klopp) po i thotë vetes se si mund ta kthejë situatën. Kjo do të thotë të sjellë lojtarë të rinj. Nëse ata nuk sjellin lojtarë të rinj, nuk mund ta imagjinoj të qëndrojë. Nuk mund ta imagjinoj që ai të qëndrojë nëse ne nuk mund të luftojmë për titullin”.

“Konkurrenca është e madhe. Mendoj se do të ishte më mirë për të dyja palët nëse ai do të largohej gjatë verës. Liverpool është shpërbërë muajt e fundit. Ata kanë nevojë për një rinovim të plotë, të paktën katër-pesë lojtarë, nëse jo shtatë-tetë. Ata kanë para të mjaftueshme, por mbetet për t’u parë nëse ata do t’i vërë në dispozicion të trajnerit”, ka thënë Hamann për Sky. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Bundesliga
Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit

La Liga
Cristiano Ronaldo nuk e fiton as ligën e Arabisë Saudite

Cristiano Ronaldo nuk e fiton as ligën e Arabisë Saudite

Ligat tjera
Ronaldo, Messi, Romario – kush janë golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit?

Ronaldo, Messi, Romario – kush janë golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit?

Ndërkombëtare
Hidhini një sy stadiumit ku do të luhet Liga Premier sezonin e ardhshëm, kushtet aty shqetësojnë gjigantët anglezë

Hidhini një sy stadiumit ku do të luhet Liga Premier sezonin e ardhshëm, kushtet aty shqetësojnë gjigantët anglezë

Premier League
The Telegraph zbulon skandalet brenda hapësirave të Chelseat - fajtorë nuk janë trajnerët

The Telegraph zbulon skandalet brenda hapësirave të Chelseat - fajtorë nuk janë trajnerët

Premier League
Kalo në kategori