Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka komentuar mbi mundësinë që Michael Carrick të marrë drejtimin e përhershëm të skuadrës, pas fitores dramatike 3-2 ndaj Liverpoolit në javën e 35-të të Ligës Premier.

Ky sukses siguroi zyrtarisht një vend për “Djajtë e Kuq” në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


Neville u shpreh se, ndonëse nuk ka një kandidat të qartë për këtë rol, Carrick ka bërë shumë për ta vendosur veten në krye të garës.

"Ai vetë e ka vendosur veten në pozicionin e kandidatit kryesor me atë që ka bërë", deklaroi ai.

Sipas tij, trajneri ka rikthyer stilin dhe sistemin e lojës, duke shtuar se "ka momente që u japin tifozëve të Manchester United besimin se klubi është në duar të sigurta".

Megjithatë, ai nuk i shmangu dyshimet për sfidat që e presin Carrick. Neville theksoi se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i vështirë, me një numër të madh ndeshjesh dhe presion të shtuar: "A ka ai përvojë? A ka një rekord të fortë mbi të cilin mund të mbështetet?", pyeti ai.

Në fund, Neville pranoi se një kontratë afatshkurtër mund të ishte zgjidhje e arsyeshme për stabilitetin e klubit, por paralajmëroi.

"Nëse shfaqet një trajner i klasit botëror me tituj, Manchester United ndoshta duhet ta marrë në konsideratë këtë mundësi", tha legjenda angleze. /Telegrafi/

telegrafi sport app