LAJMI I FUNDIT:

LE TË PIMË

LE TË PIMË

Poezi nga: Ayten Mutlu
Përktheu: Maksim Rakipaj

erdhi vjeshta
dëshmojnë dielli dhe vreshta
dhe gjethet e verdha të hardhive në degë
si thika të mprehta drite janë dëshmitare
të keqardhjeve që mblodhëm
nga vreshta e kohës

eja shkojmë sot tek ajo, me një hap
me Perëndeshën e kuqërremtë që kujtesën tonë
ka mbuluar me tylin e fustanit të saj

kemi humbur tashmë
pothuaj më shumë nga ç’patëm
si një bardhak me venë që pa e pirë e derdhëm

janë gjithato gjëra për t’u harruar
për t’u mbajtur mend më pak janë,
dashuria, në qiellin e së cilës jemi mbështetur, është dëshmitare

eja pra, le ta pimë
prej jetëve tona ç’mbeti
kur zbret mbrëmja si këngë e ndërprerë
në gjakun tonë dalngadalë të derdhim venë
si në një takim dashnorësh