LAJMI I FUNDIT:

LDK të hënën vendos nëse shkon në koalicion me Vetëvendosjen

LDK të hënën vendos nëse shkon në koalicion me Vetëvendosjen

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin e sotëm e ka lënë të hapur mundësinë që kjo parti të shkojë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se në takimin e sotëm është biseduar lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Ai tha e në takimin e sotëm të kryesisë së re janë  pajtuar në disa çështje.

“E para rikonfirmuam kryesinë e re, që do t’i propozohet Këshillit të Përgjithshëm. Në mbledhje u konfirmua qëndrimi i LDK-së se nuk do  shkojë në koalicion me PDK-në. Ndërsa, është lënë e hapur mundësia që të shkohet në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, por për këtë gjë do të vendos Këshilli i Përgjithshëm”, tha Mustafa, përcjell Telegrafi.

Mustafa gjithashtu ka thënë se në këtë mbledhje është biseduar edhe lidhur me emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, por kryesia nuk ka dalë me ndonjë propozim konkret.

Ai tha se të hënën sërish do të mblidhet kryesia dhe do të dalin me propozime konkrete për mandatarin e këtij subjekti politik dhe lidhur me koalicionin e mundshmë me VV-në, e për të cilat do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Mustafa nuk ka dashur të komentojë mos pjesëmarrjen në mbledhjen e kryesisë së dy nënkryetarëve të deritashëm, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Ndërkohë ne mbledhjen e sotme, Arban Abrashi është emëruar Sekretar Organizativ i LDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori