LAJMI I FUNDIT:

LDK: Shtyrja e miratimit të buxhetit mungesën legjitimitetit për të qeverisur vendin

LDK: Shtyrja e miratimit të buxhetit mungesën legjitimitetit për të qeverisur vendin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se shtyrja e votimit të buxheti për në janar është mungesë e legjitimitetit të Qeverisë Haradinaj për të qeverisur me vendin.

Sipas tij, shtyrja e votimit është e kundërligjshme.


“Nuk mundet Kryeministri të deklarohet për këtë çështje. Në momentin e dorëzimit të çdo projektligji në Kuvend, është përgjegjësi e Kuvendit të procedojë në përputhje me Rregulloren e Punës”, tha Hoti.

Sipas tij, shtyrje tregon se pazaret në mes të PAN-it dhe PSD-së nuk janë mbyllur, shkruan Telegrafi.

“Kjo shtyrje e thellon krizën institucionale në të cilën gjenden vendi. Është hera e parë që buxheti nuk aprovohet brenda afatit ligjor 31 dhjetor. Kjo është mungesa e legjitimitetit, që e kemi theksuar nga prill i këtij viti, ku Qeveria nuk i ka votat minimale në Kuvend për të funksionuar. Mungesa e legjitimitetit ka bërë që të gjitha seancat e sesionin vjeshtor 2018 të Kuvendit të Kosovës, gjithsej 11 seanca, të mbesin të hapura. Ky është qyqarllëk i koalicionit PAN. Këta nuk kanë zotësi të qeverisin me vendin në mënyrë demokratike. E në anën tjetër, nuk kanë guxim të ballafaqohen me qytetarët dhe të japin përgjegjësi. Këta qyqarë po e mbajnë vendin peng, duke bërë pazare me PSD-në me buxhetin e shtetit vetëm për të qëndruar në pushtet”, tha Hoti.

Ai i ka rikujtuar PSD-së se është duke u bërë përgjegjëse për dëmin që po i bëhet shtetit. /Telegrafi/