LAJMI I FUNDIT:

LDK i reagon Lajçakut: Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni

LDK i reagon Lajçakut: Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili tha se “Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin”.

Beqiri përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet për Asociacionin e Komunave Serbe.


“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarë Asociacioni. Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj për këtë çështje, asgjë përtej kësaj. Ajo mund të ndryshohet, plotësohet, por jo asnjëherë, për ta rrezikuar dhe humbur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, shkruan Beqiri.

“Tjerat janë llafe, dëshira që nuk bënë dhe nuk mund të realizohen. Si Deputet, Kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, nuk kam të drejtë e as mandat as unë dhe askush tjetër për diçka të tillë, kjo thjeshtë është e papranueshme”, shkruan ai.

Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se konkluzioni i tij nga bisedimet në Beograd dhe Prishtinë është se procesi i dialogut vazhdon dhe se gjithçka duhet të përmbushet siç është rënë dakord.

Ndërsa kur bëhet fjalë për çështjen e Kushtetutës (së Kosovës), ai thotë se pozicioni i BE-së është të negociojë procese kaq serioze dhe se është logjike që edhe Kushtetuta do të duhet të ndryshohet.

Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin
Lexo po ashtu Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

“Dhe askush nuk tha që është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë natyrisht që ajo duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, ka thënë ndër tjerash Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori