LAJMI I FUNDIT:

LDK ngre alarmin: Inflacioni në muajin prill ka arritur në vlerën 11.2 për qind

LDK ngre alarmin: Inflacioni në muajin prill ka arritur në vlerën 11.2 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në raport me ngritjen e çmimeve.

LDK përmes një njoftimi thotë se me shqetësim të thellë po e përcjellin rritjen rekorde të çmimeve.


“Rritja rekorde e çmimeve, për çdo muaj po vazhdon të bëhet më e papërballueshme për qytetarin. Inflacioni në muajin prill ka arritur në nivele alarmante prej 11.2%, më e larta deri më tani”.

LDK thotë se Qeveria ka injoruar propozimet konkrete të saj për menaxhimin e krizës së çmimeve.

Nuk ndalen rritjet e çmimeve në Kosovë, inflacioni në muajin prill arrin në 11.2 për qind
Lexo po ashtu Nuk ndalen rritjet e çmimeve në Kosovë, inflacioni në muajin prill arrin në 11.2 për qind

“LDK ka ofruar edhe propozime konkrete në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj krize, si: pako fiskale dhe ekonomike, heqjen e TVSH-së për produktet bazike si dhe reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në naftë. Përballë propozimeve tona, pushteti popullist ka zgjedhur injorimin e krizës, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e papërballueshmërisë së qytetarëve tanë”.

Partia opozitare thotë se paaftësia qeverisëse kushton.

“Çmimi i paaftësisë së popullistëve është ky inflacion rekord”, përfundon njoftimi i LDK-së i shoqëruar edhe me disa grafikë krahasuese./Telegrafi/