LAJMI I FUNDIT:

LDK merr pjesë në seancë ku do të shqyrtohet Platforma për dialogun, thonë se nuk do ta votojnë

LDK merr pjesë në seancë ku do të shqyrtohet Platforma për dialogun, thonë se nuk do ta votojnë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca. Në seancën e jashtëzakonshme që pritet të nis në orën 09:00 do të shqyrtohet Platforma për dialogun Kosovë-Serbi, të hartuar nga Ekipi i Negociator.

Dje në mbledhjen e Komisionit me gjashtë vota pro, i është dhënë drita e gjelbër Platformës për Dialogun me Serbinë e cila pritet të votohet sot në Kuvend.


E pasi që pjesë e Ekipit Negociator për dialog, nuk janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, Telegrafi ka kontaktuar për të parë nëse do të marrin pjesë në këtë seancë.

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca
Lexo po ashtu Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka konfirmuar për Telegrafin se do të marrin pjesë. “Po do të marrim pjesë” ka thënë shkurt Zemaj.

Zemaj ka thënë se nuk do ta votojnë këtë Platformë, pasi që sipas tyre kjo është kundër kushtetuese.

“Jo, ky është ligj kundër kushtetues dhe dëmton vetë subjektivitetin e Kosovës. Ne do mundohemi të parandalojmë diçka e tillë të mos ndodhë”, ka thënë Zemaj

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga Lëvizja Vetëvendosje por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë se vazhdimisht mazhoranca u ka bërë thirrje partive opozitare për të marrë pjesë në Platformën për Dialogun dhe në Delegacionin e Kosovës, por ato nuk kanë pranuar.

Kjo Platformë, po shihet si një qëndrim i unifikuar i Kosovës në dialogun me Serbinë dhe mbetet të shihet nëse do të kalojë sot në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/