LAJMI I FUNDIT:

LDK mbanë takim me strukturat në Ferizaj, ripërsërit kërkesën për zgjedhje të parakohshme

LDK mbanë takim me strukturat në Ferizaj, ripërsërit kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Lidhja Demokratike e Kosovës, në vazhdën e takimeve me kryetarët e degëve, sot ka zhvilluar një takim të tillë në Ferizaj.

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, i njoftoj strukturat me zhvillimet aktuale politike dhe të gjitha qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve.


“Svarqa ka folur për angazhimin dhe aktivitetin e degës dhe LDK-së në përgjithësi çka bën që LDK-ja të dalë gjithmonë e para në të gjitha sondazhet kredibile ndërkombëtare dhe vendore.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka përshëndetur këtë takim të strukturave të LDK-së duke theksuar rëndësinë e veçantë të degës së Ferizajt.

Ai ka bartur fjalët e kryetarit të LDK-së, Mustafa në lidhje me të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe në LDK.

Veliu ka thënë se LDK konsideron se institucionet e tanishme kanë mbetur pa legjitimitet dhe LDK-ja cilëson se vendi është në një krizë të thellë institucionale gjë që vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thuhet në njoftimin për media.

Ai ka thënë që ide të ndryshme, apo edhe kritika nga këto takime që LDK-ja ka filluar nga ky muaj, do t’i shërbejnë LDK-së te vendimi përfundimtar në organet e partisë për të gjitha çështjet që tashmë kanë prekur qytetarët e Kosovës dhe kanë shtyrë në një krizë të thellë institucionale deri në një qeveri jolegjitime dhe jokredibile për vendin.

Veliu ka thënë gjithashtu që këto takime kanë për qëllim që bashkërisht të ruhet uniteti brenda LDK-së dhe LDK të dalë e para pas procesit zgjedhor.

Në anën tjetër, Ismet Beqiri, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka uruar degën e Ferizajt për rezultatet e deritanishme në të gjitha aktivitetet, dhe për kontributin që ka dhënë për LDK-në, duke e vendosur degën e Ferizajt si një nga degët më të rëndësishmet për LDK-në.

Kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi ka thënë një fjalë përshëndetëse për pjesëmarrësit, në veçanti ka përshëndetur të gjitha gratë që kanë qëndruar gjatë me aktivitetet e LDK-së dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë gjithë historisë së LDK-së.

Kurse Fidan Rekaliu, Kryetari i Forumit të Rinisë ka falënderuar të gjithë të rinjtë për aktivitetin e tyre shumë të suksesshëm dhe ka thënë që në qeverisjen e ardhshme të LDK-së rinia dhe problemet e tyre do të jenë prioritet.

Nga debati në Ferizaj, dega kanë konsideruar se qëndrimet e LDK-së kanë qëllime të mira dhe përkrahin të gjitha këto qëndrime të kryesisë së LDK-së dhe të gjitha qëndrimet dhe aktivitetet e Grupit Parlamentar të LDK-së që po del të jetë shumë unik dhe serioz në punën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori