LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon zgjedhje të reja në veri, Abdixhiku thotë se duhet mobilizim për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

LDK kërkon zgjedhje të reja në veri, Abdixhiku thotë se duhet mobilizim për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

Kryetari i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e shoqërisë civile ku kanë diskutuar për zhvillimet në vend.

Abdixhiku ka thënë para mediave se për LDK-në, gjendja e tanishme kërkon shtensionim dhe zgjedhje të reja në katër komunat veriore, transmeton Telegrafi.


“Për LDK-në gjendja e tanishme kërkon shtensionim, zgjedhje të reja sa më parë që të jetë e mundshme me qëllim të kthimit të legjitimitetit tek institucionet lokale në katër komunat veriore, i dëmtuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Duhet të organizohen nëpërmjet një marrëveshjeje politike të pjesëmarrësve në zgjedhje, VV-së, PDK-së dhe katër kryetarëve aktualë për dorëheqjet e tyre dhe shkaktim të zgjedhjeve për 45 ditë”, ka thënë ai.

Abdixhiku po ashtu ka deklaruar se, Kosova duhet të krijojë ekipe profesionistësh e diplomatësh me përvojë për t’i çuar në kryeqendrat botërore për të kërkuar heqjen e sanksioneve e për të parashkruar hapat e ardhshëm të vendit.

Gjatë deklarimit për media, ai ka thënë se duhet të krijohet një ekip profesionistësh nga të gjitha sferat për ta ndërtuar draft-statutin e Asociacionit.

“Kosova duhet të marrë autorësinë mbi draftin dhe kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e institucioneve ndërkombëtare. Tash e një vit të gjitha institucionet ndërkombëtare, në veçanti SHBA-ja, kanë kërkuar që Kosova e institucionet të marrin autorësinë që kjo autorësi të mos u vihet palëve të tjera”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori