LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon debat parlamentar për të propozuar rezolutë për uljen e akcizës së derivateve si dhe uljen e TVSH-së në produkte esenciale

LDK kërkon debat parlamentar për të propozuar rezolutë për uljen e akcizës së derivateve si dhe uljen e TVSH-së në produkte esenciale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka shprehur shqetësimet për rritjen enorme të çmimeve të naftës si dhe produkteve ushqimore.

Mustafa në një konferencë për media tha se LDK do të thërras debat parlamentar ku do të propozojnë një rezolutë parlamentare për uljen e akcizës të derivateve si dhe uljen e TVSH-së në produkte esenciale deri në tejkalimin e krizës në vend.


Ai tutje tha se edhe pse LDK-ja u ka dhënë disa propozime Qeverisë Kurti për daljen nga kriza ekonomike, kjo qeveri nuk i ka marr parasysh ato.

Mustafa tha se dembelia dhe pasiguria e kësaj qeveria po u kushton qindra miliona euro qytetarëve të Kosovës, raporton Telegrafi.

“Janë bërë disa muaj që qytetarët e Kosovës po përballen me rritje enorme. Që nga dita e parë e krizës energjetike dhe inflacionit, LDK-ja ka dal me propozime konkrete për tejkalimin e secilës krizë me të cilën kjo qeveri po ballafaqohet e nuk po ka ide se si t’i tejkaloj. U kemi dhënë propozime konkrete për energjinë të cilat nuk i përfillën dhe morën vendime jo ligjore duke krijuar kështu një kaos në sektorin e energjisë dhe pabarazi e katrahurë në faturime e energjisë elektrike. U kemi dhënë propozime konkrete për zbutjen e inflacionit, konkretisht uljen e akcizës në derivate dhe uljen e TVSH-së në ushqim, derivate dhe energji. Fatkeqësisht qeveria nuk mori parasysh asnjë nga këto propozime por vetëm rrudhën supet duke pa problemin me sy, pa pasur guximin të ndërmarrin asnjë veprim. Dembelia, pasiguria e kësaj qeveria po u kushton qindra miliona euro qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.

Gjatë konferencës ai u shpreh se “qeveria nga çmimet e larta po vjel tatime e taksa të larta të qytetarëve”.

“Qeveria nga çmimet e larta po vjel tatime e taksa të larta, natyrisht me kurrizin dhe buxhetin e familjeve kosovare. Çmimi i litrës së naftës ka tejkaluar mbi 1.80 euro dhe shkon në 1.90 euro. Nëse për një periudhë të caktuar do të largoheshin TVSH dhe akciza, çmimi do të binte në 1.20 euro. Pra kjo qeveri po u merr qytetarëve të Kosovës rreth 0.60 euro për çdo litër naftë. Çmimi i çdo produkti ushqimor po rritet nga dita në ditë. Qeveria e Kosovës po pasuron buxhetin e saj apo vetveten. Grupi Parlamentar i LDK-së do të kërkojë në Kuvendin e Kosovës që të ketë një debat parlamentar, do të propozoj një rezolutë parlamentare për uljen e akcizës në derivate dhe në uljen e TVSH-së në produkte esenciale deri në tejkalimin e kësaj krize”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ekonomi
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

Ekonomi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kalo në kategori