LAJMI I FUNDIT:

LDK: Kapja e sektorit të energjisë me pasoja për qytetarët

LDK: Kapja e sektorit të energjisë me pasoja për qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pas raportimeve të mediave rreth konkurrimit të ish-ministrit Blerand Stavileci për Drejtor Menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas LDK-së, Kosova ka mjaftë ekspertë të fushës dhe nuk ka nevojë që nëpër kompani publike të dërgohen njerëz partiak.


Komunikata e plotë e LDK-së

“Derisa çështja e dialogut me Serbinë po mbizotëron debatin në Kosovë, koalicioni qeveritar po vazhdon kapjen e institucioneve. Para dy dite, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskutoi për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së. Ky është një institucion tepër i rëndësishëm, duke marrë parasysh zhvillimet që pritet të ndodhin në sektorin e energjisë.

Qeveria e Kosovës jashtëligjshëm dhe duke shkelë Memorandumin e Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike, ia dërguar në Kuvendin e Kosovës emrat e dy personave që janë vlerësuar me pikë minimale krahasuar me dy kandidatët e tjerë të vlerësuar nga komisioni vlerësues. I gjithë ky proces është vëzhguar nga kompania e angazhuar nga Ambasadës Britanike. Komisioni me insistim të opozitës ka kërkuar sqarime nga Qeveria.

Dje gjithashtu u raportua për kandidaturën e z.Blerand Stavileci dhe një familjari të z.Hashim Thaçi për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut.
LDK-ja e konsideron këtë të papranueshme. Kosova ka mjaft ekspertë të fushës së energjisë dhe se vazhdimi i kapjes së këtij sektori do të ketë pasoja për të gjithë qytetarët e vendit.

PDK dhe AAK, si partnerë qeverisës, e kanë obligim të merren edhe me grevën e punëtorëve të KEDS-it, sepse të parët kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr ndërkaq të dytë pos tjerash kanë përgjegjës për privatizimin e distribucionit”. /Telegrafi/