LAJMI I FUNDIT:

LDK e shqetësuar me gjendjen e krijuar në Kosovë dhe arrestimin e gylenistëve

LDK e shqetësuar me gjendjen e krijuar në Kosovë dhe arrestimin e gylenistëve

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas debitimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm.

LDK në një njoftim për media thotë se për ketë veprim duhet urgjentisht të raportojnë në Kuvendin e Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë.


“LDK-ja u bën thirrje bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të ndërprejnë praktikat e përdorimit të institucioneve për larjen e hesapeve ndërmjet tyre”.

Ky është reagimi i plotë i LDK’së:

Konventat ndërkombëtare nga fusha e të drejtave të njeriut janë pjesë e Kushtetutës se Republikës se Kosovës. Çdo anashkalim i këtyre konventave është edhe shkelje e Kushtetutës se Kosovës.

LDK do të ftojë në raportim urgjent, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrin e Drejtësisë, për ta njoftuar Kuvendin lidhur me deportimin e 6 shtetasve të huaj.

Vetëm respektimi i plotë i instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mund të shërbejë për avancimin e raporteve bilaterale me shtetet mike.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë shqetësimin e saj me gjendjen e krijuar në Kosovë, ditët e fundit, kur është shpërfaqur mungesa e theksuar e koordinimit institucional.

LDK-ja u bën thirrje bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të ndërprejnë praktikat e përdorimit të institucioneve për larjen e hesapeve ndërmjet tyre.

Institucionet e Republikës së Kosovës, si institucione të një shteti të pavarur dhe demokratik, duhet të zbatojnë me përpikëri Kushtetutën e vendit dhe të gjitha veprimet duhet t’i ndërmarrin në pajtim edhe me obligimet që dalin nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare.

Rasti i arrestimit dhe ekstradimit të 6 shtetasve turq kërkon trajtim të vëmendshëm, për shkak të natyrës specifike të këtij rasti, por edhe për shkak të dyshimeve për motivin e anashkalimit të procedurave ligjore të aplikueshme për rastet e ekstradimeve të shtetasve të huaj.

LDK-ja, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në drejtim të stabilitetit institucional dhe ruajtjes e kultivimit të frymës pro-perëndimore të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori