LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe VV kërkojnë që seanca e jashtëzakonshme të mbahet sonte në orën 20:00

LDK dhe VV kërkojnë që seanca e jashtëzakonshme të mbahet sonte në orën 20:00

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje këmbëngulin që sonte të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në sekretariatin e Kuvendit një kërkesë të re për seancën e cila dështoi të mbahet ashtu siç ishte planifikuar sot, pas dyshimeve për falsifikim të dy nënshkrimeve të Ilir Dedës e Mimoza Kusarit.


Hoti thotë se seanca është kërkuar që të mbahet sonte në orën 20:00.

“Pas pengimit te mbajtjes se seancës se kerkuar nga opozita, u dorëzua kërkesa e re për seance sonte ne orën 20”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Kryesia e Kuvendit kishte vendosur që sot në orën të mbahet seanca e jashtëzakonshme, e thirrur nga 42 deputetë nënshkrues lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës”, të cilat sipas tyre kulmuan me mosliberalizim të vizave. Por, kjo seancë nuk fillo, pasi dy deputetët e Alternativës, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda tërhoqën nënshkrimet e tyre, kurse u nontestuan edhe nënshkrimet e depuetetve të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku, të cilat ndodhen në SHBA

Glauk Konjufca ndërkohë ka thënë se me dy nënshkrimet e deputetëve, Deda e Kusari-Lila, është bërë një gabim teknik. /Telegrafi/