LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe VV afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje

LDK dhe VV afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje

Pas përfundimit të takimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me Vetëvendosjen dhe Alternativën, përfaqësuesi i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt LA dhe VV do të dalin me një marrëveshje të shkruar për bashkëqeverisje.

Hoti theksoi se janë dakorduar për vazhdim të takimeve për arritjen e një platforme për qeverisje të përbashkët.


“Që nga nesër do të kemi takime ditore. I kemi studiuar programet e njëri tjetrit në detaje. Shumë shpejt mund të dalim me plan të shkruar për qeverisje të përbashkët”, ka thënë Hoti, shkruan Telegrafi.

Ai po ashtu ka thënë se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se dëshiron që të krijoj një grup të vetin parlamentar.

“Në bazë të fjalimit të tij është i interesuar që të krijoj një grup të tij parlamentar dhe ka shprehur dëshirë që ne të përafrohemi me “Vetëvendosjen”, deklaroi Hoti

Edhe deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu i cili ishte përfaqësues i VV-së në këtë takim, theksoi se janë dakorduar për vazhdimin e ndërtimit të një platforme qeverisëse.

“Ne si VV jemi të gatshëm që të ecim përpara në këtë drejtim. Nesër do ta kemi takimin e radhës”, ka thënë Sejdiu.

Ai shtoi se vendi ka nevojë për një platformë dhe qeveri e cila e kthen në binarë zhvillimin ekonomik në vend.

Sejdiu u ka bërë thirrje edhe partive tjera AAK-së, Nismës dhe AKR që t’i bashkohen këtyre takimeve, duke theksuar se PDK-ja duhet të shkojë në opozitë.

Ndërkaq Ilir Deda nga Alternativa shoti se ky është një hap i duhur për të diskutuar me atë se si duhet të qeveriset vendi jonë.

“Alternativa mbetet në koalicion me LDK-në”, ka thënë Deda. Ai ka shtuar se shpreson që nesër ta kenë në takim edhe përfaqësuesin e AKR-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori