eksperti-banner

Sonte në orët e mbrëmjes Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alenca Kosova e Re kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se marrëveshja është nënshkruar në rezidencën e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli në Hajvali.


Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe LDK, e cila përmes një njoftimi, ka ftuar mediat që të përcjellin nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit LDK-AKR në Hajvali te Villa Pacolli në orën 21:15.

Përveç me AKR-në, LDK sot ka arritur marrëveshje të koalicionit parazgjedhor edhe me Alteranativën e Mimoza Kusarit.

Tashmë janë postuar edhe fotografitë e para dhe video nga nëshkrimi i marrëveshjes në rezidencën e Behgjet Pacollit, ku pas pak pritet zyrtarizimi i koalicionit. /Telegrafi/

baci me isen 1

foto 6

foto2

foto 6