Lëvizja për Bashkim, përmes një komunikate vlerëson se shkëmbimi i territoreve përveç që është i padrejtë, sepse përbën zgjidhje arbitrare që anashkalon vullnetin e banorëve të atyre pjesëve, në kontekstin aktual është edhe i pamundshëm.
Sipas LB-së, qasja më e drejtë ndaj këtij problemi, në këtë kontekst, është zbatimi i parimit të reciprocitetit midis tri komunave të veriut dhe atyre të Kosovës Lindore.
Më poshtë e keni komunikatën e plotë të LB-së:
Jo shkëmbim por reciprocitet
Kohëve të fundit u riaktualizua çështja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Argumenti i përkrahësve të kësaj ideje është se në këtë mënyrë do ta zgjidhim problemin me Serbinë njëherë e mirë dhe Kosova do të lirohet nga një barrë e madhe e problemeve që vijnë si rezultat i mosdefinimit të kësaj çështjeje.
Gjithashtu, si argument përdoret rreziku që, si pasojë e kolonizimit të veriut të Kosovës dhe shpopullimit të Kosovës Lindore, Kosova të mbetet pa të dy pjesët.
Lëvizja për Bashkim, edhe pse të dy argumentet i konsideron të qëndrueshme, nuk pajtohet me opsionin që ofrohet për zgjidhjen e problemit.
Shkëmbimi i territoreve përveç që është i padrejtë, sepse përbën zgjidhje arbitrare që anashkalon vullnetin e banorëve të atyre pjesëve, në kontekstin aktual është edhe i pamundshëm.
Prandaj, këto argumente duhet të na alarmojnë që këtij problemi t’i qasemi në mënyrë sa më reale dhe të drejtë.
Lëvizja për Bashkim insiston që qasja më e drejtë ndaj këtij problemi, në këtë kontekst, është zbatimi i parimit të reciprocitetit midis tri komunave të veriut dhe atyre të Kosovës Lindore.
Shqiptarët duhet të ndalojnë së pranuari që zgjidhjet e problemeve në Ballkan të trajtohen me standarde të dyfishta, në të cilat, në çdo rast, të sakrifikuarit jemi ne, si në raport me serbët ashtu edhe në atë me maqedonasit.
Për ta ndërtuar këtë qëndrim dhe për ta bërë atë të qëndrueshëm pavarësisht se kush është në pushtet, kërkohet arritja e konsensusit të të gjitha palëve në vend. Fatkeqësisht, deri më sot ka vetëm deklarata por asnjëherë gatishmëri reale për ta arritur këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe