Sipas mediave italiane drejtori sportive i ekipit romak, Igli Tare, vazhdon bisedimet për të bindur menaxherin e futbollistit dhe klubin e tij që të pranojnë ofertën e tyre.

Kartoni i 19-vjeçarit shqiptar vlerësohet 4 milionë euro, një shifër kjo e lartë për t’u përballuar nga Lazio, raporton Express.


Gjithsesi, Tare ka gjetur një rrugë të ndërmjetme, atë të bashkëpronësisë. Mësohet se drejtori sportiv i Lazios do t’i propozojë Empolit blerjen e gjysmës së kartonit të Elseid Hysajt për 2 milionë Euro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app