LAJMI I FUNDIT:

Lavrov: Ndryshimet kushtetuese u bënë me kërcënime dhe blerje të deputetëve

Lavrov: Ndryshimet kushtetuese u bënë me kërcënime dhe blerje të deputetëve

“Me kërcënime dhe blerje të deputetëve, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë të diplomatëve të huaj, u imponuan ndryshimet kushtetuese në Maqedoni”, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov.

Sipas AIM, duke folur për situatën në Ballkan shefi i diplomacisë ruse ka përmendur edhe Maqedoninë dhe Marrëveshjen e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lavrov ka thënë se është e qartë intervenimi i madh dhe i vazhdueshëm i NATO-s dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Referendumi siç është e ditur nuk pati sukses. Në këtë situatë Kuvendi më 19 tetor me kërcënime dhe ryshfet, imponoi ndryshimet kushtetuese, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të diplomatëve të huaj, duke përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-ve që është atje. Tani po bëhen hapa intensiv për që procesi të merr formën përfundimtare në fillim të vitit 2019. Vlen të përmendet edhe fakti se shpejtimi i tillë i shërben vetëm Washingtonit, për ta anëtarësuar Shkupin në NATO”, tha Lavrov.

Ndërsa në lidhje me rajonin, ministri rus tha se situata në Ballkan shkakton shqetësime, pasi siç shtoi, NATO dhe BE ju vendosin dyshime shteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori