LAJMI I FUNDIT:

Laura Pula: Prokuroria e gatshme që të arrestojë secilin që cenon votën në ditën e zgjedhjeve

Laura Pula: Prokuroria e gatshme që të arrestojë secilin që cenon votën në ditën e zgjedhjeve
Laura Pula, nga Prokuroria e Shtetit /Foto: Ridvan Slivova/

Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit në një intervistë për Telegrafin ka thënë se sistemi prokurorial ka vetëm një rol në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Të mbrojë votën e qytetarëve”.

Sipas saj, kushdo që cenon votën e qytetarit do të arrestohet dhe ndalohet në ditën e zgjedhjeve.

“Sistemi Prokurorial në tërësi dhe Prokurori i Shtetit e ka të vetmin rol në këto zgjedhje dhe në ato paraprake, mbrojtjen e votës së lirë të qytetarit. Prokurori i Shtetit është gardian i mbrojtjes të votës së lirë të qytetarit dhe kisha apeluar tek të gjithë që mos ta cenojnë votën e qytetarit, qoftë vet votuesit apo në çfarëdo mënyre edhe zyrtarët përgjegjës, se do të ballafaqohen me forcën e ligjit dhe fatkeqësisht do të arrestohen dhe do të ndalohen në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Pula.

Laura Pula, nga Prokuroria e Shtetit në një intervistë për Telegrafin /Foto: Ridvan Slivova/

Prokurorja Pula po ashtu tregoi se kanë krijuar memorandum bashkëpunimi me disa institucione në këto zgjedhje.

“Edhe pse këto zgjedhje na erdhën si zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Sistemi Prokurorial me iniciativën e Prokurorit të Shtetit i kemi finalizuar të gjitha dokumentet strategjike të cilat na bëjnë pjesë e memorandumit të bashkëpunimit në mes të gjitha institucioneve relevante siç janë: Policia e Kosovës, KQZ-ja, PZAP-ja, KGJK-ja dhe Komisioni i Pavarur i Mediave. Ne kemi përfunduar procedurat standarde të veprimit, të cilët kryesisht nënshkruhen me qëllim të efikasitetit dhe reagimit sa më të shpejt të zgjedhjeve, ndërmjet kryeprokurorit të shtetit dhe drejtorit të Policisë së Kosovës”, u shpreh ajo.

Laura Pula, nga Prokuroria e Shtetit /Foto: Ridvan Slivova/

Pula po ashtu theksoi se në të territorin e vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit janë caktuar 88 prokurorë, të përcjell nga 40 prokurorë të sistemit prokurorial.

“Kemi caktuar 88 prokurorë kujdestar të cilët do të jemi të vendosur në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të përcjell nga 40 prokurorë të tjerë nga sistemi prokurorial. Ata do të punojnë në ekipe të përbashkëta me hetuesit e policisë. Në ato vende ku nuk ka vende për prokurorët, ata do të qëndrojnë në zyrat e stacioneve policore dhe do të koordinojë punën bashkë. Qëllimi i vetëm i këtij komunikimi të ndërsjellët në mes të prokurorisë dhe policisë ka treguar se në momente të caktuara kemi reaguar me kohë nëse dikush ka tentuar të manipulojë me votën e qytetarit apo nëse ka kryer vepër penale”, tha prokurorja Pula.

Ajo tha se prokurorët do të qëndrojnë nga ora 07:00 kur të hapen qendrat e deri në fund të procesit zgjedhor.

“Ata do të qarkullojnë varësisht nga kërkesat dhe incidentet që mund të ndodhin”, tha ajo.

Pula gjithashtu theksoi se Ambasada Amerikane i ka ofruar mbështetje sistemit prokurorial me një grup ekspertësh nga SHBA-ja.

Laura Pula, nga Prokuroria e Shtetit /Foto: Ridvan Slivova/

“Ambasada Amerikane na ka dhënë një mbështetje me ekspertët nga SHBA-ja, të cilët kanë ndihmuar sistemin prokurorial, kryesisht 88 prokurorët të cilët janë të caktuar të punojnë në ditën e zgjedhjeve duke shkëmbyer përvojat e tyre për proces zgjedhor, e mos dhashë zoti të mos kemi eksese, dhe në ato raste bazuar në procedurat tona do të veprojmë dhe do të ndalojmë ato persona”, tha tutje koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori