Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi pas marrjes së vendimit për aprovimin e kërkesës nga Qeveria e Kosovës, për krijimin e Zonës Ekonomike, ka njoftuar se kjo zonë do të krijohet mbi fshatin Opterushë.
Lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e Zonës Ekonomike, Latifi në një konferencë për media është shprehur se ky është ndër vendimet më të rëndësishme për perspektivën ekonomike të kësaj komune.
Sipas tij, në këtë mënyrë po përmbushet një kërkesë e kahmotshme e bizneseve të Rahovecit për një hapësirë të lirë ku do të zhvillohen veprimtari të ndryshme ekonomike.
“Komuna e Rahovecit, si zonë e rëndësishme agrare, është një nga zonat që sjellin përfitime financiare për banorët e zonës dhe për buxhetin e Republikës së Kosovës, prandaj konsiderojmë se, krijimi i një zone të lirë ekonomike është hap i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë në përgjithësi. Investimet në këtë zonë agro-industriale janë të një rëndësie të veçantë, prandaj ju bëjmë thirrje Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe ministrive të tjera që kanë synim përmirësimin e gjendjes ekonomike e sociale në vend, që të bashkëpunojnë me Komunën e Rahovecit për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në këtë Zonë Ekonomike dhe ofrimin e hapësirave për bizneset e komunës së Rahovecit e më gjerë. Finalizimi i një synimi 17-vjeçar, përbën arritje të madhe për qytetarët e komunës së Rahovecit, por që dëshmon për qasjen dhe përkushtimin e Ekzekutivit të Rahovecit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e hapësirave për punë të qytetarëve të këtij vendi. Komuna e Rahovecit në afat të shkurtër kohor do të hartojë planin e veprimit dhe do të zhvillojë procedurat e nevojshme në mënyrë që Zona të jetë e qasshme për bizneset e interesuara. Në emër të qytetarëve të Rahovecit shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin Haradinaj dhe lidershipin e vendosur të tij e të qeverisë që ai drejton për t’i hapë udhë zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të Rahovecit. Po ashtu, dua të falënderoj edhe Besnik Tahiri, koordinator kombëtar për reforma shtetërore për kujdesin, angazhimin, bashkëpunimin si dhe përkushtimin që ai ka treguar që të arrihet qëllimi”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?