LAJMI I FUNDIT:

Latifi: Cilësinë e ajrit në Kosovë e monitorojmë me 11 stacione, gjatë dimrit gjendja alarmante (Video)

Latifi: Cilësinë e ajrit në Kosovë e monitorojmë me 11 stacione, gjatë dimrit gjendja alarmante (Video)

Letafete Latifi, drejtore e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka bërë të ditur përveç Ambasadës amerikane cilësinë e ajrit në Kosovë e monitoron edhe IHK përmes 11 stacioneve monitoruese dhe nga këto vërehet se gjatë sezonit të dimrit ka ditë kur gjendja është alarmante dhe tejkalimet janë të larta.

Latifi në këtë intervistë për Telegrafin theksoi se duke pasur parasysh që gjatë sezonit të dimrit ka ditë kur gjendja është alarmante dhe tejkalimet janë të larta, Instituti i shëndetit publik del me rekomandime për qytetarët.

Ajo shpjegoi pse gjatë sezonit të dimrit ka përkeqësim të cilësisë së ajrit. “…Duke ndërlidhur këta faktor, kushtet atmosferike dhe emisionet që shkaktohen nga ndotësit, djegia e lëndëve për ngrohje, transporti, industria, gjendja e cilësisë së ajrit përkeqësohet”, tha ajo.

Letafete Latifi, drejtore Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë intervistës për Telegrafin

Sipas saj, shifrat e Ambasadës amerikane me ato të IHK-së nuk mund të jenë identike pasi varet se është vendosur stacioni monitorues.

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë
Lexo po ashtu Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

“Shifrat nuk mund jenë identike se varet se ku është vendos stacioni monitorues”, tha ajo, duke shtuar se megjithëse e kanë teknologjinë e njëjtë rezultatet mund të ndryshojnë pak për shkak të lokacionit.

Latifi bëri të ditur se në Prishtinë kanë dy matës, një në lokacionin e IHK-së në dalje të Prishtinës dhe stacioni i dytë është te ish-Rilindja.

Ndërkaq, stacioni i tretë është i Ambasadës amerikane në lagjen “Arbëria”, ku kryesisht impakti vjen nga amvisëria dhe KEK-u. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten

​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten"

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kalo në kategori