LAJMI I FUNDIT:

Largohen nga Google Play Store dy aplikacione që thuhej se ishin për kamera, ofronin vetëm reklama

Largohen nga Google Play Store dy aplikacione që thuhej se ishin për kamera, ofronin vetëm reklama

Janë larguar nga Google Play Store, dy aplikacione që kishin përshkrim krejtësisht tjetër dhe nuk ofronin shërbimin e dëshiruar.

Sun Pro Beauty Camera dhe Funny Sweet Beauty Camera, thuhej se ofronin mundësi për realizimin e selfieve sa më të mira dhe rregullimin e fotografive, ndërsa ofronin vetëm reklama, sa herë që përdoruesi ishte i kyçur në rrjet, transmeton Telegrafi.


Mbrojtësit e sigurisë kibernetike në kompaninë Wandera, kanë zbuluar aktivitetit e dëmshëm që përbënin këto aplikacione dhe i larguan brenda disa ditëve.

Derisa Sun Pro ishte në dispozicion prej vitit 2017, ishte shkarkuar më se një milion herë, teksa Funny Sweet Beauty Camera është shpërndarë në korrik, duke arritur të shkarkohej mbi 500 mijë herë.

Që të dy aplikacionet ishin të fshehura shumë mirë dhe vepronin në mënyrë shumë sekrete, duke e lodhur pajisjen e përdoruesit me reklama të panevojshme që nuk dihej nga vinin.

Në muajin gusht, Trend Micro ka gjetur dhe larguar 85 aplikacione nga Google Play Store, që paraqiteshin ndryshe dhe kishin aktivitetet tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori