LAJMI I FUNDIT:

Largo dilemat dhe informohu në kohë rekord për biznesin tuaj

Largo dilemat dhe informohu në kohë rekord për biznesin tuaj

Çdo biznes në fillimin e tij ka nevojë për disa informacione si p.sh:

A kam konkurrencë në biznesin tim? Lokacioni jonë a është i duhuri? Çmimi jonë a do të pranohet nga konsumatorët? Sa do të paguanin? Dhe më kryesorja si do të na pres tregu?


Me të gjitha këto pyetje dhe dilema (herë më shumë e herë më pak) përballet çdo biznes pavarësisht produkteve apo shërbimeve që i ofron për tregun. Meqenëse edhe në një plan të mirëfilltë të biznesit kërkohet një hulumtim i tregut, pikërisht këtë e ofron Pyper, si një kompani e cila hulumton tregun, dhe është një mundësi e artë që të merrni përgjigjet për të gjitha pyetjet dhe dyshimet e juaja.

Pyper është kompani e cila merret me hulumtim të tregut dhe ofron hulumtime kualitative dhe kuantitative. Posedon një databazë me mbi 37. 000 respondentë që përfshinë të gjitha rajonet e Kosovës dhe për më tepër posedon të gjitha moshat, gjinitë si dhe profesionet që shpeshherë për bizneset janë targetet e synuara për t’u informuar.

Andaj edhe Pyper mund të cilësohet si një dorë e djathtë për të gjitha bizneset. Kjo sepse duke shfrytëzuar aplikacionin e Pyper për mbledhjen e të dhënave, Pyper ofron mundësinë që në një kohë rekord brenda 24 – 48 orëve t’i largoni të gjitha dyshimet e juaja, dhe të posedoni përgjigjet e targetit të synuar nga ju. Kjo vërtet mund të cilësohet si ndihma më e madhe për çdo biznes.

E gjithsesi duhet cekur se respondentët në mënyrën më të sinqertë dhe totalisht në mënyrë anonime përgjigjen dhe shprehin mendimin e tyre ashtu si ata e vlerësojnë dhe çdo herë mendimi dhe vlerësimi i sinqertë janë informacioni i duhur.

Largo dilemat dhe informohu në kohë rekord për biznesin tuaj.

Me Pyper – Ju jeni një hap para të gjithëve!