LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Samsung Galaxy A90 me 5G, vjen me platformën Snapdragon 5G

Lansohet Samsung Galaxy A90 me 5G, vjen me platformën Snapdragon 5G

Samsung nuk priti deri në debutimin zyrtar të IFA për të shpallur Galaxy A90 5G, edhepse dihej se do të vinte. 


Pajisja siguron lidhje 5G duke u mbështetur plotësisht në ofertën e Qualcomm, me çipin Snapdragon 855 në thelbin e tij, dhe modemin Snapdragon X50 5G për lidhjet.

Me një ekran 6.7 inç Infinity U Super AMOLED, pajisja sjell një rezolucion prej 1080 x 2400, që është FHD +. 

Brenda pjesës frontale është një kamerë selfie 32MP, dhe prapa xhamit është një skanues i gjurmëve të gishtërinjve, i cili së bashku me njohjen e fytyrës, janë dy opsione biometrike të mundshme.

Galaxy A90 5G paketon 6 ose 8 GB RAM dhe 128 GB ruajtje të zgjerueshme përmes microSD. 

Sistemi i kamerave të pasme është një treshe prej 48MP kryesore + 8MP ultra të gjera + 5MP.

E disponueshme në dy ngjyra, e zezë dhe e bardhë, pajisja do të jetë gati për blerje duke filluar nga 4 shtatori në Kore, dhe do të zgjerohet në tregjet shtesë pas kësaj. /Telegrafi/