LAJMI I FUNDIT:

Lansohet raketa nga Gaza për në jug të Izraelit, truprojat e Netanyahut detyrohen ta dërgojnë kryeministrin në një strehimore

Lansohet raketa nga Gaza për në jug të Izraelit, truprojat e Netanyahut detyrohen ta dërgojnë kryeministrin në një strehimore

Një raketë e lansuar nga Gaza në drejtim të pjesës jugore të qytetit izraelit Ashkelon gjatë një vizite të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka detyruar pjesëtarët e sigurimit që për pak kohë ta dërgojnë në strehimore, raportojnë mediat izraelite.

Ushtria izraelite ka konfirmuar lansimin e raketës mbi Ashkelon, që është 12 kilometra larg enklavës palestineze, por ishte sistemi mbrojtës kundër-raketor që e shpërtheu atë në ajër, transmeton Telegrafi


Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Gazë që kontrollohet nga njerëzit e Hamasit. Në anën tjetër televizionet izraelite kanë transmetuar momentin, kur Netanyahu që mbante fushatën largohet nga skena pas alarmit për lansimin e raketës.

Siç raportohet ai është dërguar në një strehimore pasi janë dëgjuar sirenat për sulm ajror, por më pas ai i është kthyer fushatës. /Telegrafi/