LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Portali i Dukagjinit

Lansohet Portali i Dukagjinit

Nga dje (e hënë), Portali D i është bashkëngjitur korporatës Dukagjini si produkti më i ri i saj.

Krahas një mijë e 500 portaleve në relacionin Kosovë-Shqipëri, portali D është portali më i ri në vend. Pas një muaji përgatitjesh, portali D është tashmë i qasshëm për publikun.


Për rëndësinë e pjesëmarrjes së një portali në këtë kompani, është shprehur drejtori i programacionit, Fiton Dibrani.

“Ka qenë e rëndësishme se Dukagjini veçse ka qenë media mjaftueshëm e etabluar në skenën tonë mediale, e ka Radion që është radioja më e dëgjuara në Kosovë, Televizionin e në këtë rast është shtuar edhe Portali”, ka thënë Dibrani, gjersa ka shtuar se qëllimi i këtij portali do të jetë raportimi i së vërtetës dhe interesi i publikut.

“Secila media e re është një festë, është një zë tjetër, një mundësi për të marrë një informacion në një formë tjetër”, ka shtuar ai.

Për lansimin e këtij portali është shprehur edhe redaktori i tij, Ridvan Emini.

‘Dukagjini tashmë është dëgjuar dhe shikuar, dhe tani është koha për t’u lexuar”, ka thënë Emini.

Portali D është media e parë e shkruar nga Korporata Dukagjini.