LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Your Phone, aplikacioni nga Windows që mundëson përdorimin e dokumenteve të telefonit tuaj në një PC

Lansohet Your Phone, aplikacioni nga Windows që mundëson përdorimin e dokumenteve të telefonit tuaj në një PC

Nëse keni një pajisje Android dhe ndodh që të jeni klient i besueshëm i Windows, ju jeni ndër njerëzit e parë që mund të marrin aplikacionin “Your Phone”. Microsoft ka filluar testimin e aplikacionit eksperimental, i cili ju jep qasje të lehtë në dokumentet në telefonin tuaj nga një kompjuter Windows 10.

Sigurisht, mund të përdorni shërbime të palëve të treta dhe shërbime cloud si Drive ose Dropbox por funksioni premton një mënyrë më të thjeshtë për të përdorur dokumentet e telefonit tuaj, në të gjitha pajisjet.


Kur të hyni në Your Phone në një kompjuter, do të shihni fotot më të fundit në pajisjen tuaj Android. Ju pastaj do të jeni në gjendje t’i tërhiqni dhe t’i lëshoni drejt në një aplikacion tjetër, si PowerPoint nëse jeni duke bërë një prezantim.

Microsoft njoftoi së pari aplikacionin drag-and-drop më parë gjatë këtij viti gjatë konferencës vjetore të saj në Seattle. Aplikacioni eventualisht do të jetë në dispozicion për përdoruesit e iPhone, por vetëm në një kapacitet të kufizuar, veçanërisht për të dërguar faqen e internetit që po shihni në mobil në një kompjuter në mënyrë që të vazhdoni të shikoni video ose të lexoni tekst në një ekran më të madh.

Ndërkohë në Android, duhet versioni Android 7.0 dhe më lart për të përdorur funksionin eksperimental.

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori