LAJMI I FUNDIT:

Land Rover prezanton versionin e veçantë Defender Outbound për vitin 2024

Land Rover prezanton versionin e veçantë Defender Outbound për vitin 2024

Land Rover Defender për vitin 2024 ka ofruar një version të veçantë – Outbound.

Defender Outbound e vë në lëvizje motori P400 me benzinë apo D300 me naftë dhe që do të jetë i disponueshëm në treg si model 130 me pesë ulëse, transmeton Telegrafi.


Sjellë një sërë ndryshime në dizajn përfshirë mbrojtësin e përparmë të vendosur pranë motorit, e blerësit do të mund të zgjedhin fellnet 20-inç apo 22 Shadow Atlas.

Informacionet e reja nga Land Rover tregojnë se Defender V8 më në fund do të mund të jetë i disponushëm edhe në tetë ulëse.

Motori i tij 5 litërsh që prodhon 493 kuaj-fuqi, i mundëson që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 5.7 sekonda.

E modeli me tetë cilindra i është bashkuar atyre me gjashtë Ingenium P400 dhe D300. Sa i përket Defender 110, blerësit mund ta porositin në paketën Country Exterior Pack. /Telegrafi/