LAJMI I FUNDIT:

Land Rover dëshiron të jetë brendi numër një për pronarët e qenve (Video)

Land Rover dëshiron të jetë brendi numër një për pronarët e qenve (Video)

Aksesorë të veçantë për qen, në ditën ndërkombëtare të kujdesit ndaj kësaj kafshe

Prodhuesi britanik Land Rover, e ka lansuar pakon Pet Pack që ua lehtëson pronarëve mirëmbajtjen e qenve kur janë në udhëtim, transmeton Telegrafi.


Në Ditën Botërore të Kujdesit ndaj Qenve, u lansua pakoja prej 500 eurove, që përfshinë shtëpizën e veçantë dhe shtegun për zbritje.

Prej javës që vjen, me kërkesën e pronarit do të integrohet edhe Pet Pack, që përfshinë enët që përballojnë dridhjet dhe nuk rrotullohen, si dhe pajisjen për mbledhjen e ushqimit të shpërndarë.

Si pjesë e pakos do jetë edhe një lloj dushi me ujë të nxehtë, që do të shfrytëzohet për pastrimin e qenve.

Hapësira është e bollshme për madhësinë e çdo qeni, teksa do ta ketë edhe kutinë që paloset dhe mund të merret bashkë me qenin. /Telegrafi/