LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë Godard

Lamtumirë Godard

Vdiq në moshën 91-vjeçare, regjisori franko-zviceran, Jean-Luc Godard, i cili ishte një nga figurë kyçe në Valën e Re (Nouvelle Vague) – lëvizjen kinematografike që revolucionarizoi kinemanë e viteve 1950-’60 – njofton gazeta franceze Libération, transmeton Telegrafi.

“Filmi” i Jean-Luc Godardit, për Woody Allenin: Takimi…


I njohur për stilin e xhirimit ikonoklastik, në dukje të improvizuar, si dhe i përkushtuar ndaj radikalizmit, Godard la gjurmën e veta në një seri filmash – gjithnjë e më të politizuar të viteve 1960 – përpara se të shijonte një ringjallje të pamundur të karrierës, gjatë viteve të fundit, me filmat si “Film Socialisme” (Film socializëm) dhe “Goodbye to Language” (Lamtumirë gjuhës), ku eksperimentoi me teknologjinë digjitale.

Lindi në Paris në vitin 1930, u rrit dhe u shkollua në Nion, në brigjet e liqenit të Gjenevës në Zvicër. Pasi u kthye në Paris dhe pasi mbaroi shkollën në vitin 1949, Godard hasi në një ambient të përshtatshëm në “klubet e kinematografisë” intelektuale, që lulëzuan në kryeqytetin francez të pasluftës dhe që krijuan bazën e Valës së Re franceze. Pasi u takua me kritikët si André Bazin dhe regjisorët e ardhshëm François Truffaut, Claude Chabrol dhe Jacques Rivette, Godard nisi të shkruante për revistat e reja të filmit, përfshirë “Cahiers du Cinema” të Bazinit që shpejtë do të ketë ndikim të madh. Godard që në fillim e dha një vërejtje të çuditshme, duke i mbrojtur filmat tradicionalë të Hollivudit dhe duke i promovuar – më shumë se figurat e popullarizuara – njerëzit si Howard Hawks dhe Otto Preminger. Godard kishte gjithashtu respekt për aktorin Humphrey Bogart, diçka që do të dilte në pah në filmin e tij të parë, “Breathless” (Pa frymë), të cilin e realizoi në vitin 1960.

Megjithatë, përpara kësaj, Godard ia lehtësoi vetes rrugën – drejt krijimit të filmave – nëpërmjet një serie të filmave të shkurtër, si “Charlotte and Véronique” (Sharlota dhe Veronika), ose “All the Boys Are Named Patrick” (Të gjithë djemtë quhen Patrik) më 1957, të cilët shfaqën stilin e tij të lirë të filmimit, në dukje të rrëshqitshëm. Më parë u braktis një ide që kishte Truffaut, për një kriminel të mjerë dhe të dashurën e tij, por Godard mendoi se mund ta kthente në film të metrazhit të gjatë, për çfarë kërkoi leje. Truffaut ndërkohë shënoi sukses të madh me filmin e tij “The 400 Blows” (Katërqind goditjet), dhe fuqia e tij e ndihmoi Godardin ta niste projektin. I xhiruar në rrugët e Parisit në vitin 1959, me përdorim të papërfillshëm të ndriçimit artificial dhe me një skenar të shkruar për çdo ditë, “Breathless” u shndërrua në fenomen të mirëfilltë kulturor pas premierës – duke e krijuar një yll si Jean-Paul Belmondo dhe duke ia siguruar Godardit çmimin për regjinë më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin.

Me ritëm të furishëm, Godard vazhdoi të bënte një varg filmash të rëndësishëm në vitet 1960. Filmi i tij i radhës, “Le Petit Soldat” (Ushtari i vogël), kërkonte nga qeveria franceze të mos mohojë torturimet, për çfarë u ndalua deri në vitin 1963, por ishte gjithashtu filmi ku takoi gruan e tij të ardhshme, Anna Karina, si dhe kur shpiku aforizmin e tij më të famshëm, “Kinemaja është e vërteta me 24 pamje në sekondë.” Sukseset tjera kryesore përfshinin “A Woman Is a Woman” (Gruaja është grua), që është si homazh ndaj muzikalëve të Hollivudit, ku përsëri luajti Karina së bashku me Belmondon, dhe që fitoi më shumë çmime në Berlin; filmi epik për bërjen e filmave, “Contempt” (Përbuzja), me aktorët Michel Piccoli, Brigitte Bardot, Jack Palance dhe Fritz Lang; dhe “Alphaville” (Alfavili), një hibrid i çuditshëm mes kinemasë së errët (noir) dhe fantashkencës.

Perandori i fundit në botën e postrevolucionit

Në vitin 1965, martesa e Godardit me Karinan përfundoi me shkurorëzim; filmi i tyre i fundit ishte “Made in USA” (Bërë në ShBA), një homazh për zhanrin “pulp fiction” (rrëfimet e famshme aksion të shtypura në revistat me letër të keqe gjatë pjesës së parë të shekullit XX) që hasi në probleme me të drejtat e autorit në ShBA. Në atë kohë, Godard u identifikua krejtësisht me politikat revolucionare dhe filmimi i tij e pasqyronte këtë bindje: e krijoi një grup të quajtur Dziga Vertov, sipas regjisorit sovjetik të dokumentarit “Man with a Movie Camera” (Burri me kamerë filmi); ndihmoi në mbylljen e Festivalit të Filmit në Kanë më 1968, në mbështetje të trazirave të studentëve në Paris; dhe bashkëpunoi me studentin e ri marksist Jean-Pierre Gorin për “Tout Va Bien” (Gjithçka po shkon mirë) – rrëfim që flet për një grevë në një fabrikë sallamesh, ku luante aktorja Jane Fonda.

Godard takoi gjithashtu, në vitin 1970, regjisoren Anne-Marie Miéville, që do të bëhet bashkëpunëtore e rregullt dhe më vonë partnere pas prishjes së martesës së tij me aktoren Anne Wiazemsky, që kishte luajtur në filmin e Godardit të vitin 1967, për studentët radikalë, “La Chinoise” (Kinezët).

Me kalimin e viteve 1970, qëndrimet e ashpra politike dhe intelektuale të Godardit nisën të humbnin respekt dhe puna e tij nuk kishte ndikim në vitet 1980 – megjithëse, për çudi, filmi i tij i vitit 1987, “King Lear” (Mbreti Lir) – që u konceptua si farsë post-apokaliptike që shfaq gangsterin e quajtur Lir – u financua nga specialistët e aksionit të kompanisë Cannon Films.

Filmi i tij i vitit 2001, “In Praise of Love” (Elozhe dashurisë), shënoi rikthim duke u përzgjedhur për Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa “Film Socialisme” më 2010 ia siguroi çmimit Oskar të nderit (vlerësimi thoshte: “Për pasionin. Për konfrontimin. Për një lloj të ri kinemaje”). Në mënyrë tipike, Godard nuk shkoi ta marrë personalisht atë çmim. Filmi i tij i vitit 2014, “Goodbye to Language” ia siguroi një çmim të madh – çmimin e jurisë në Kanë; ndërsa “Image Book” (Libri i imazheve) që u zgjodh për Festivalin e Filmit në Kanë më 2018, mere Palmën e Artë speciale. /Telegrafi/

Hiroshima, dashuria ime: Për art kundër farsës!