LAJMI I FUNDIT:

Lampard mund të bëhet trajner i Rashicës, anglezi favorit për ta marrë drejtimin e Norwich Cityt

Lampard mund të bëhet trajner i Rashicës, anglezi favorit për ta marrë drejtimin e Norwich Cityt

Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard po lidhet me punën e Norwich Cityt dhe lehtë mund të bëhet trajner i yllit të Kosovës, Milot Rashica.

Sipas mediumit Daily Mail, Lampard është shfaqur si favoriti kryesor për t’u bërë zëvendësuesi i Daniel Farke në Norwich City, pasi trajneri gjerman u shkarkua nga klubi anglez të shtunën.

45-vjeçari u lirua nga detyrat e tij, pavarësisht se e udhëhoqi Norwichin drejt fitores së parë të sezonit në Ligën Premier të shtunën përmes një triumfi 2-1 ndaj Brentford.

Rashica reagon pas shkarkimit të trajnerit Farke
Lexo po ashtu Rashica reagon pas shkarkimit të trajnerit Farke

Rezultati ende e lë Norwichin në zonën që bie nga kategoria, por ka barazuar pikët me Newcastle, i cili është ende pa fitore këtë sezon pas barazimit 1-1 ndaj Brighton.

Edhe shtëpitë e basteve e kanë vendosur ish-trajnerin e Chelseat, Lampard, si favoritin për punën e trajnerit te Norwich, me legjendën e Bluve dhe Anglisë që është ende i papunë pas shkarkimit të tij nga Stamford Bridge në fillim të këtij viti.

Lampard në rast emërimi te Norwich City, aty do ta gjente yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, si dhe talentin e huazuar nga Chelsea, Billy Gilmour. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori