LAJMI I FUNDIT:

Lampard, Gerrard dhe Ferdinand të impresionuar nga Busquets, ata shpjegojnë anën brilante të spanjollit

Lampard, Gerrard dhe Ferdinand të impresionuar nga Busquets, ata shpjegojnë anën brilante të spanjollit

Maestro i mesfushës së Barcelonës dhe një nga me të nënvlerësuarit, Sergio Busquets, më në fund po merr ato komente që realisht i meriton.

Barcelona barazoi me rezultat 1-1 ndaj Chelseat dhe spanjolli ishte një nga më të mirët në fushën e Stamford Bridge.


Pas ndeshjes treshja e analistëve të ‘BT Sport’ Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Rio Ferdinand kanë folur për influencën e Busquets në mesfushë.

Ish-legjendat e futbollit anglez pajtohen se ai është një nga mesfushorët qendror më të mirë në vitet e fundit.

“Të luash kundër tij në fund do të ndaloni së bëri presion sepse është diçka shumë frustuese. Nuk mund t’i qëndroni afër, nuk mund t’ia merrni topin”, ka thënë Lampard.

“Nëse dilni nga pozita juaj për t’i bërë presion atij, e ai bën atë ndaj jush. Dhe gjithë këtë nuk mund ta bëni për 90 minuta, sepse është energji e quar dëm. Të lush ndaj tij është një ankth”, ka thënë Gerrard duke thënë se Busquets është thjesht i palodhshëm.

“Nëse e shikoni atë me kujdes, e shikoni se sa mençur luan. Ai analizon atë se çfarë po ndodh rreth tij dhe kështu mund të luajë me një pasim. Lojtar i madh”, ka thënë Ferdinant duke admiruar qetësinë e spanjollit.

Busquets vendori rekord, ai ndaj Chelseat të martën bëri 128 pasime dhe 152 prekje, shifra që asnjë lojtar i Barçës nuk i ka kompletuar këtë sezon.

Spanjolli gaboi vetëm 11 pasime ndaj Chelseat

Nëse e krahasojmë me N’Golo Kanten, spanjolli ka bërë 103 pasime më shumë dhe ka rikuperuar dy topa më shumë. Mos të flasim për saktësinë e tij prej 92 per qindësh.

A është Sergio Busquets lojtari më i nënvlerësuar aktualisht në botë? Na tregoni në hapësirën për komente. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Premier League
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo
Kalo në kategori