LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini premtoi një gamë plotësisht të elektrizuar vitin e kaluar dhe tani po i zbulon ngadalë detajet

Lamborghini premtoi një gamë plotësisht të elektrizuar vitin e kaluar dhe tani po i zbulon ngadalë detajet

Lamborghini premtoi një gamë plotësisht të elektrizuar vitin e kaluar, dhe tani po i zbulon ngadalë detajet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është shefi i Lamborghini, Stephen Winkelmann ai që ka zbuluar se si do të jetë Lamborghini i parë elektrik.


“Kur bëhet fjalë për modelin e parë elektrik, është e qartë se qasja jonë është e pastër dhe e arsyeshme”.

“E pastër sepse ne themi, ‘Po, elektrifikimi është pjesë e së ardhmes sonë’. Dhe e arsyeshme sepse ne themi, ‘Është një model krejtësisht i ri – një model i katërt’”.

Megjithatë, duke pasur parasysh të gjitha, së bashku me njoftimet e deritanishme, Lamborghini i parë elektrik do të presë ndoshta deri në vitin 2027, dhe më pas do të jemi dëshmitarë të Urus-it të ri, gjithashtu elektrik.

Ndërkohë, ne presim shumë hibride dhe hibride plug-in, duke përfshirë pasardhësit e Huracan dhe Aventador.

Dhe se jo gjithçka do të jetë e tillë, konfirmoi Winkelmann, duke thënë se motorët klasikë me djegie të brendshme nuk duhen refuzuar sepse ka ende potencial për ta. /Telegrafi/